Gjykata jep masën “Arrest me burg” për Indrit Bajraktarin. Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020, teksa 17-vjeçarja Enisa Doda bashkë me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari po bënin një xhiro me motor uji në det.
Trupi i të miturës u gjet në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu.
Indrit Bajraktari, 25-vjeç i arrestuar nga policia që prej mesditës së 19 gushtit pas mbytjes së adoleshentes Enisa Doda në plazhin e Velipojës, pritet që të bëhet baba. I riu rezulton të jetë i martuar në Angli.