E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Miss Universe, njihuni me bukuroshen që rrëmbeu kurorën

Andrea Meza nga Meksika është shpallur Miss Universe 2021. Kurorën e më të bukurës e rrëmbeu Andrea Meza, e cila përfaqësonte Meksikën në kompeticionin e famshëm.

Ajo mahniti gjithë të pranishmit me bukurinë e saj, dhe mbi të gjitha zgjuarsinë. 26-vjeçarja është diplomuar në inxhinieri software. Ndonëse pati aludime se ky spektakël i së bukurës nuk do të mbahej për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndodhi krejt e kundërta. Konkursi u mbajt mbrëmjen e djeshme në Florida.

Spektakli u prezantua nga aktorët e njohur Jacky Bracamontes dhe Ponte Carlos. Fituesja arriti të triumfojë mbi 70 konkurrente nga e gjithë bota. Në vend të dytë u rendit bukuroshja nga Brazili, ndërsa në të tretin një vajzë nga Peruja. Miss Univers 2021 tha se bukuria nuk ka të bëjë vetëm me të bukurën.

“Ne jetojmë në një shoqëri që zhvillohet shumë e më shumë dhe ne jemi zhvilluar si shoqëri, kemi avancuar edhe me sterotipet. Sot, bukuria nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në shpirtrat tanë, por në zemrat tona dhe mënyrën se si e prezantojmë veten. Mos lejoni kurrë dikë që t’ju thotë se nuk vleni”, u shpreh Meza, në raundin final të konkursit.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga 23-vjeçarja, Paula Mehmetukaj, që u shpall fituese e “Miss Universe Albania 2020”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...