Misioni i riatdhesimit, çfarë njofton Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane ka njoftuar se janë kryer disa nga udhëtimet e riatdhesimit. Duke e demostruar me anë të disa forove, Ambasada Amerikane njofton se Ekipi i Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS), ka ndihmuar në udhëtimet e riatdhesimit. Kjo falë bashkëpunimit me zyrtarët e sigurisë në aeroport, përfaqësuesit e kompanive ajrore dhe Policinë Shqiptare të Kufirit dhe Emigracionit. Operacioni për kthimin e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi, ka nisur prej ditësh.

Njoftimi

Ekipi i Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) së Ambasadës Amerikane në Tiranë ndihmoi në udhëtimet e riatdhesimit duke bashkëpunuar me zyrtarët e sigurisë në aeroport, përfaqësuesit e kompanive ajrore dhe Policinë Shqiptare të Kufirit dhe Emigracionit. Shihni më shumë foto nga ky mision duke klikuar këtu: http://oë.ly/yAcË50znOr9