E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Misioni i “Fundjavë Ndryshe” vazhdon/Arbër Hajdari-qytetarëve: Do vijmë derë më derë

Prej më shumë se 3 javësh, Shqipëria është futur në izolim të plotë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Masat e shumta kufizuese ia kanë vështirësuar edhe më shumë jetën njerëzve, shumica prej të cilëve nuk kanë shkuar as në punë, duke mos përfituar asnjë lloj të ardhure.

Në këto kohë të vështira, misioni i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për shpërndarjen e ndihmave për njerëzit në nevojë, vijon si kurrë më parë.

Ekipet e vullnetarëve po vizitojnë çdo ditë zona të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, në ndihmë të atyre personave që kjo situatë i ka zënë ngushtë.

Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari shprehet se grupet që ndodhen në terren po përfundojnë shpërndarjen e rreth 8 mijë pakove të tjera.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Top Talk”, Arbër Hajdari tha sqaroi se ndihmat e shpërndara janë pako me ushqime dhe produkte higjienike, të cilat kapin vlerën e 60-70 eurove.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të tjerë të cilët nuk kanë nevojë, të mos kërkojnë ndihma pasi kështu mund t’ia heqin një familjeje që kamë shumë nevojë.

Ndërsa atyre njerëzve të cilët nuk janë vizituar akoma nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari i bëri thirrje të kenë durim, pasi shumë shpejt do të shkojnë edhe te ata.

Pjesë nga intervista:

Ju parashtruat pak më parë shqetësimin që keni hasur me shpërndarjen e ndihmave. Keni një apel apo kërkesë dhe kujt ia adresoni atë?

“Apeli im i drejtohet dy grupimeve njerëzish: së pari atij grupi të njerëzve që kanë dalë disa herë dhe kanë tentuar të marrin ndihmat me zor, ndaj mjeteve të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Kjo që po tentoni të merrni është buka e atyre njerëzve që kanë realisht nevojë dhe ky nuk është momenti. Ky nuk është moment që mund të përfitoni. Pra duhet të ketë një solidarizim brenda njerëzve, që ata që nuk kanë nevojë të  mos kërkojnë ndihma, sepse do t’i hiqet ushqimi një të moshuari apo një familjeje që realisht ka nevojë.

Lexo edhe :   Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Apeli i dytë që kam është për ata njerëz te të cilët nuk kemi pasur akoma mundësi të trokasim në dyert e tyre, të bëjnë durim sepse shumë shpejt do të vijmë edhe te ato”.

Sa është kapaciteti i ndihmave tuaja për atë target grup që keni vendosur të shpërndani. Pra për sa muaj ju mund të ndihmoni ose të kontribuoni?

Lexo edhe :   Gjermania regjistron për herë të parë mbi 100 mijë raste të reja me k*ronavirus

“Ne jemi duke përfunduar tani edhe rreth 8 mijë pako të tjera. Presim që të na vijë edhe një sasi e madhe prej 12 mijë pakosh, por akoma nuk e kemi të konfirmuar. Po flasim që pakot kanë një vlerë relativisht të madhe, nuk bëhet fjalë vetëm për një qese. Ka pasur familje që ndihma i ka shkuar edhe rreth 60-70 euro, sepse ka detergjente dhe gjëra të tjera që kushtojnë. Pjesa e higjienës kushton. Ushqimet janë për pothuajse 4 javë. Pra jemi në një situatë relativisht të vështirë, që e kemi nuhatur që kur situata ka ndodhur në Itali, prandaj kemi ruajtur një rezervë. Tani kemi nisur me shpërndarjen masive të miellit, nëpër zonat rurale”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vendim i papritur/Mbyllen shkollat në Shqipëri, s’ka mësim nga 24-26 janar

Për shkak të motit te ftohtë me temperatura në minus, është marrë vendimi për mbylljen  e shkollave për tre ditë. Ministrja e Arsimit, Evis...

“Pse, kaq burracak je?”, Einxhel shpërthen ndaj Donaldit (VIDEO)

Einxhel ka shpërthyer ndaj Donaldit, pas zgjedhjes që ai bëri gjatë spektaklit. Donald Veshaj, në zinxhirin e shpëtimit gjatë spektaklit të së martës, nuk...

“Dorëzohet” biznesmeni që iu bë atentat, kërkon ndihmë nga shteti

Administratori i një shkolle private në vend, i cili ditë më parë i shpëtoi një atentati, ka ndryshuar dëshminë e tij e dhënë më...

Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë! Rama: Do zbatohen 5 projekte

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e mbajtur me rastin e nisjes së...

Einxhel “merr hak” për Dagzin, dërgon në nominim Monikën (VIDEO)

Einxhel “hakmerret” për Dagzin, duke dërguar në nominim Monikën. Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë zhvilluar një shfaqje me...