E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

“Mirëmëngjes pa u gdhirë”, Rama pret afganët në Rinas

Gjatë natës kanë ardhur në Shqipëri 154 afganë. Gra e fëmijë, burra, të moshuar, kanë prekur tokën shqiptare në dy fluturime të ndara gjatë orëve të vona të natës, ndërsa janë strehuar në Qytetin Studenti.

Pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe zëra të shoqërisë civile, aktivistë dhe studentë. Avioni i parë mbërriti në orën 23:07. Ishte një fluturim direkt nga Kabuli drejt Shqipërisë, ndërsa fluturimi i dytë që mbërriti pas mesnate ishte tranzit në Doha.

Fillimisht afganët janë regjistruar në çadrat e ngritura në Rinas, dhe më pas janë shoqëruar në konviktet në Qytetin Studenti, ku do të strehohen përkohësisht.

Kryeministri Rama ka qenë vetë i pranishëm në Rinas së bashku me ministren e Jashtme Xhaçka, e ambasadoren Yuri Kim, e cila i uroi mirëseardhjen emigrantëve afganë nga bordi i avionit.

Pritet që në vendin tonë të strehohen 4000 afganë, të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ja se çfarë shkruan Rama në Facebook:

MIRËMËNGJES PA U GDHIRË 😊
dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë.🙏

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Serbët dhe rusët acarohen me Ramën për aspiratat e bashkimit Shqipëri-Kosovë

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...