E hënë, 2 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

Miratohet statuti i ri në PD-së, Këshilli Kombëtar do ketë kryetar

Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, ditën e dielë. Në Kuvend u miratuan ndryshimet në statut. Ndërkohë, mungonin kundërshtarët kryesorë të Lulzim Bashës, ndërsa në sallë, prej kritikëve ishin vetëm Eduard Selami, Besnik Mustafaj dhe Tomorr Alizoti.

Sipas PD, ndryshimet në statut zgjerojnë demokracinë e brendshme dhe garantojnë hapjen dhe forcojnë partinë. “Për herë të parë statuti përfshin anëtarësinë në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Kështu, lista për deputetë kalon në 3 filtra: Konsultim me anëtarësinë, verifikim në komisionin e vlerësimit, miratim në këshillin kombëtar. Kryetari i PD zgjidhet me parimin “1 anëtar, 1 votë” dhe shkarkohet me 50+1  për qind të votave të Kuvendit Kombëtar.

Mbi 7 mijë delegatë votuan për ndryshimet statutore gjatë në Kuvendin e bojkotuar nga shumica e kritikëve të Lulzim Bashës, ndonëse ndaj tyre ka pasur një ftesë për të qenë pjesë e punimeve të Kuvendit.

Në fjalën e tij kritike ndaj Bashës, Selami i kërkoi kryedemokratit të tërhiqte statutin dhe të hapte partinë. “Zoti Basha, tërhiqe këtë statut. Nuk është ky statuti, mbaj premtimin, hape Partinë Demokratike. Bëj analizën e humbjeve, ke dy humbje në më pak se 5 vjet dhe nëse vazhdon kështu, kjo punë do të vazhdojë”, tha Selami. 

Votohet statuti i ri

Përmes ovacioneve dhe thirrjeve “Basha, Basha” është votuar pa asnjë votë kundër statuti i ri i Partisë Demokratike.

Votohet propozimi i Bashës, Këshilli Kombëtar do të ketë kryetar

Kuvendi Kombetar ka miratuar me te gjitha votat pro dhe vetem 2 kunder nje propozim te Bashes qe Keshilli Kombetar te kete kryetar.

Ristani: Kandidatët për deputetë me votim në Këshillin Kombëtar

Një komision i ngritur nga këshilli kombëtar do të përcaktojë kriteret për kandidatët për deputetë. Do të listojë kandidatët sipas zonave. Garantohet që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave do të jetë i hapur për propozime, transparent dhe në kohën e domosdoshme, do konsultohet me anëtarësinë dhe i votuar përfundimisht nga Këshilli Kombëtar.

Në draft parashikohet që Këshilli Kombëtar të përcaktojë kandidatura alternative në raport me ato që propozon kryetari dhe kryesia për ato vende që i voton Këshilli. Duhet një mbështetje paraprake e konfirmuar jo më pak se 15%. Këshilli Kombëtar do të miratojë marrëveshjet politike para dhe pas zgjedhore.

Gjana: Nga 6882 anëtarë të Kuvendit, janë të pranishëm 3721

Ne perfundim te fjales se kreut te PD-se, Lulzim Basha, kryetari i Komisionit te votimit, Jemin Gjana tha se te drejte vote ne Kuvend kane 6882 anetare dhe te pranishem sot jane 3721 anetare, pra me shume se gjysma.

Basha: Askush nuk del kandidat për deputet nëse nuk merr votat e anëtarësisë

Edi Rama e ka frikë këtë bashkim. Sepse nëse shqiptarët e bashkuar shprehen të lirë dhe të cliruar nga frika, qeveritarët duhet të jenë shërbëtorët e qytetarëve, dhe jo bosët e tyre. Qeveritarët duhet të japin llogari përpara qytetarëve për veprimet e tyre, për vendimet e tyre, për paratë publike që zhavsin dhe fusin në xhepat e tyre. Ka një gjë që Edi Rama e ka më shumë frikë se gjithcka tjetër: një Parti Demokratike që ka guximin të ndryshojë! Prandaj le ti japim atij sot me statutin tone ne ri ankthin më të madh të jetës së vet. Sot ne jemi në prag të një ndryshimi transformues. Dhe ndryshimi i vërtetë nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet, ndryshimi i vërtetë është që të bëhemi gati që të qeverisim. Dhe të qeverisim si europianë.

basha fjalim kuvend kombetarPrandaj platforma jonë e guximshme vendos parimet për organizimin tonë si parti demokratike sot dhe shtetin shqiptar nesër: pushteti do të jetë në shërbim të qytetarëve, ku mbizotëron mbrojtja e familjes dhe e pronës, krijimi i mundësive për të cdokënd dhe garantimi i demokracisë. Platforma jonë e re e vendos meritën në dorën e anëtarëve të partisë, gjykimi i tyre që sot e tutje është normë. Për këtë ne duhet të ndryshojmë dhe të modernizojmë kulturën tonë, qëndrimet tona, mendësinë tonë.

Ne sot po demokratizojmë, po modernizojmë dhe forcojmë partinë tonë. Që nesër në qeverisje të demokratizojmë, modernizojmë dhe forcojmë Shqipërinë. Ne po e hapim PD-në: Sot kushdo mund të kandidojë për PD-në. Ne po u japim pushtet anëtarëve: askush nuk mund të bëhet deputet nëse nuk është përzgjedhur nga anëtarësia me nje anetar nje vote. Ne po rrisim llogaridhënien e drejtuesve te partisë: sot kushdo mund t’i kërkojë llogari dhe të kërkojë largimin e kryetarit në çdo kohë

Ne po garantojmë transparencë të plotë financiare: financat e partisë nën mbikëqyrje dhe kontroll të pavarur. Ne po rrisim komunikimin e vazhdueshëm me anëtarësinë: një strukturë moderne e komunikimit dixhital dhe dere me dere do të sigurojë një dialog të pandërprerë me drejtuesve dhe anëtarësisë.  Që t’i përmbushim këtë mision ne duhet që të bashkojmë rreth nesh të gjithë shqiptarët që duan ndryshim në një Aleancë të madhe vlerash. Në rradhë të parë ne kërkojmë që të bashkojmë të gjithë demokratët. Historia e PD-së ka treguar se bashkimi i vërtetë ndodh vetëm kur bashkimi bëhet rreth vlerave

Bashkimi i vërtetë bëhet kur njerëzit janë mendjehapur, kur askush nuk e paragjykoi dhe e keqgjykon tjetrin. Në fillimet e saj, PD hapi krahët për të gjithë ata që donin t’i bashkoheshin për të luftuar për lirinë, demokracinë dhe Shqiperine si gjithe Europa Në 2005, PD hapi krahët për të gjithë ata që donin t’i bashkoheshin për të luftuar krimin dhe korrupsionin, që donin një treg të lirë dhe një qeverisje të vogël.  Nëse bashkimi do ishte tentuar për të kënaqur egot e çdokujt, bashkimi nuk do kishte ndodhur kurrë. Nëse bashkimi të ishte tentuar duke ndarë poste. Bashkimi nuk do kishte ndodhur kurrë.

Lexo edhe :   A do ta përjashtojë PD Berishën nga Parlamenti i ri?

Bashkimi ndodhi sepse njerëzit u bashkuan për ide dhe vizion. Ndodhi sepse njerëzit donin të jepnin aftësitë dhe energjitë e tyre dhe jo të merrnin. Sepse njerëzit kërkonin përparimin e të gjithëve jo poste për vete. Sepse vetëm kështu mund të ndodhë bashkimi i vlerave.

Belind Këlliçi: Mijëra të larguar nga Shqipëria

Tarifa e edukimit është rritur nga 2-5 herë, ndërsa varfëria është shtrirë kudo. Mijëra të rinj kanë ikur nga Shqipëria. Sot 50% e të rinjve shohin si alternativë të vetme emigrimin. Mbi 1 mijë infermierë dhe 600 mjekë kanë lënë Shqipërinë në 3 vitet e fundit. Fatkeqësisht mesa duket nuk paskemi parë asgjë akoma nga Edi Rama. Sot e kemi një zgjidhje, largimi i Ramës, nga Qeveria dhe mundësisht nga Shqipëria. Vetëm demokratët të bashkuar, janë e vetmja garanci për fitore.

Lexo edhe :   Berisha i ashpër me Yuri Kim: Barin çoja Ramës dhe socialistëve

Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar: Largimi nga vendi nuk është rrugëzgjidhje

Sot për herë të parë marr pjesë në Kuvendin e PD-së. Jam e lumtur që do bëhem pjesë me votën time të nisjes së një procesi të ri në PD. Qeveria e sotme flet për popullin dhe vepron çdo ditë kundër tij. Shumë të rinj sot duan të largohen nga Shqipëria, por kjo nuk është zgjidhje.

Noka: Kukësi u ngrit, tani të ngrihet e gjithë Shqipëria

Kukësi sot ka një shpresë dhe dritën e shpresës ata e ndezën jo vetëm për vete, por për gjithë Shqipërinë. Ky zjarr duhet mbajtur i ndezur, për të shembur murin e kleptokracisë që ka ngritur Rama. Kukësi me fisnikëri dhe krenari reagoi. Tani është koha që të reagojnë të gjithë shqiptarët. Dita e këtij regjimi po merr fund.

noka kuvend pd

Lulzim Popa, protestues kuksian: Pashë që po ndërtohet trua, ne do ngrihemi prapë

Në 31 mars dolëm si gjithë kuksianët për të protestuar kundër taksës së rrugës së Kombit. Ne e kemi pritur me padurim të bëhet ajo rrugë. Shteti ka nevojë për taksa, por duhet të dijë sa mund të përballojmë ne. Dolëm, protestuam, por u provokuam. Në orën 2-3 të natës, shqyen dyert dhe hynë me maska e automatik. Hapën derën, vijnë brenda dhe sillen sikur kishin ndonjë kriminel. Mi vunë prangat në dorë, pa asnjë urdhër arresti u nisëm. i bëj thirrje Ramës, janë katër vëllezër kuksianë, të lirohen në vend. Do ngrihemi prapë nëse ai nuk vjen e diskuton me ne.

Alibeaj: Ndjesë për atë që nuk e bëmë për ish të përndjekurit

Kërkoj një ndjesë për atë çfarë nuk arritëm të bënim, për atë çfarë u premtuam edhe pse bëmë shumë, rehabilitimin shpirtëror të tyre. Zemërgjerësia e bujaria e tyre është ndoshta inspirimi shpirtëror politik që duhet të shoqërojë PD-në. Sot Shqipëria është në prag të rivendosjes së komunizmit. Shqiptarët kudo që janë, të përndjekur politik, ata që duan lirinë, ekonominë e tregut, duhet të gjejnë inspirimin e tyre politik te morali politik dhe ideologjia e djathtë.

alibeaj kuvend pd

Uran Kostreci, ish-i përndjekur: Kemi pritshmëri të PD-së

Ne që ishim burgjeve mezi e pritëm ardhjen e demokracisë. Bëmë aq sa mundëm për ta mbrojtur demokracinë. Për fatin e keq të të gjithë shqiptarëve, shumë elementë të demokracisë janë zbehur. Shqipëria është varfëruar, janë shtuar taksat, është shtuar arroganca. Ne kemi pritshmëri nga PD-ja që siç e bëri në 1992, do ti rivendosë të drejtat e liritë e shqiptarëve edhe një herë.

Grida Duma: Shqiptarët po na presin, 20 mijë familjeve iu hoq ndihma ekonimike

Shqiptarët po presin nga jo minimumin jetik. Historia e zonjës Lila është histori e të paktën 20 mijë familjeve shqiptare. ato kërkojnë minimumin jetik që vjen nga taksat tona. Nuk është mëshirë, është e drejtë. Morën si përgjigje maksimumin ironik. i thanë: nuk plotësoni kriteret e varfërisë, kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverisje. Nuk ka dëm më të madh se sa të duash ti lësh njerëzit e kombit tënd në varfëri, për tua përdorur varfërinë për një ditë, ditën e votimit.

duma kuvend pd

Mënyre Lila, i është hequr ndihma ekonomike: Dua t’i blej një lodër mbesës sime, por s’kam lekë

Ku ti gjej lekët unë t’i blej një lodër mbesës sime? Edhe ato pak lekë që merrnim nga ndihma ekonomike Rama na i hoqi. Bashkëshorti im është i papunë. Unë dua të punoj, kemi aplikuar në zyrën e punës, por askush nuk na punëson. Përgjigjja e vetme e tyre është heshtja. Ata nuk duan t’ia dinë se ne flemë pa u ushqyer.

Tabaku: Kemi mësuar nga gabimet tona

“Jemi të patundur në idenë dhe besimin tonë se pa biznesin e vogël, shoqëria jonë do të jetë më e varfër. PD i ofron bizneseve të vogla një mundësi për të shpëtuar nga ky arbitraritet. Taksat e ulëta mund të krijojnë një atmosferë më të mirë për biznesin në vend. Kemi gabuar nga gabimet tona. Kemi mësuar se si të ringrihemi për të krijuar një forcë më pranë problemeve të qytetarëve. Rruga nuk është emigrimi, rrugën duhet ta ndërtojmë ne bashkë, me Partinë Demokratike”, u shpreh Tabaku gjate punimeve ne Kuvendin e PD.

tabaku kuvend pd

Ngrihet komisioni i administrimit të votimit

Në nisje të punimeve të Kuvendit, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka njoftoi se komisioni i votimit në Kuvendin Kombëtar do të drejtohet nga Jemin Gjana dhe anëtarë do të jenë edhe Albana Vokshi dhe Belind Këllici.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...