E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Miratohet nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit kanë miratuar sot me konsensus, pa asnjë votë kundër ndryshimet Kushtetuese.

Ndryshime pati në pikën nr.3 të nenit 64 të Kushtetutës, e cila përcakton hapjen e listave zgjedhore për kandidatët. Pavarësisht se përmes kushtetutës i hapet rruga këtij veprimi, ligjvënësit nuk e kanë specifikuar këtë duke theksuar se gjithçka do të përcaktohet përmes Kodit Zgjedhor.

Në Kushtetutë do të ruhet gjithashtu edhe sistemi proporcional rajonal. Ndërsa pragu elektoral nuk përcaktohet nga ndryshimet Kushtetuese, duke ia lënë këtë sërish Kodit Zgjedhor.

Tashmë nisma është miratuar në tërësi dhe është puna e relatorëve të nismës, që të dërgojnë në Kuvend raportin brenda ditës së sotme.

Ndryshimet Kushtetuese

Neni 64 ndryshohet si vijon:

“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurim rajonal dheprag kombëtar.

  1. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar.
  2. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.”
    Neni i riformuluar:

Neni 2
Pika 1 e nenit 68 ndryshohet si vijon:

“1.Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...