E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Miratohen për herë të parë gjyqtarët për mediat

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

Uzuni i shënon Juventusit, shqiptari feston si Ronaldo (Video)

Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që...

Janë miratuar për herë të parë gjyqtarët e mediave, si një nga risitë e Reformës në Drejtësi.

Këtë të martë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit zhvilloi mbledhjen “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ku vendosi caktimin në pozicionin e Gjyqtarit për Mediat, gjyqtarët e mëposhtëm:

Vojsava Osmanaj – juridiksioni i Apelit Shkodër;

Edlira Petri – juridiksioni i Apelit Tiranë;

Desart Avdulaj – juridiksioni i Apelit Durrës;

Klodiana Gjyzari – juridiksioni i Apelit Vlorë;

Etleva Temo – juridiksioni i Apelit Korçë;

Enton Dhimitri – juridiksioni i Apelit Gjirokastër;

Lindita Sinanaj – juridiksioni i Apelit Administrativ;

Saida Dollani – juridiksioni i Apelit për Krime të Rënda/ për gjykimin e veprave penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

KLGJ bën me dije se gjyqtarët për Mediat do të ushtrojnë detyrat në funksion të rritjes së transparencës në veprimtarinë gjyqësore, si një element i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe një garanci më tepër për një gjykim të drejtë.

“Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por edhe të shihet që bëhet, e për këtë, transparenca, në mënyrë të veçantë karshi medias, është thelbësore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KLGJ.

Nëpërmjet transparencës dhe informimit të publikut, gjyqësori do të mund të evidentojë vlerat e gjyqtarëve, të lehtësojë ndërveprimin me publikun e të forcojë besimin e publikut në të, si mbrojtës i interesit publik dhe i të drejtave e lirive themelore të individit.

Vendimi i sotëm konfirmon angazhimin e Këshillit për vendosjen e marrëdhënieve të mira me mediat, duke marrë masat për të lehtësuar realizimin e misionit të tyre sa më mirë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor mban në konsideratë se komunikimi me mediat si një institucion social, për të qenë efektiv e në shërbim të drejtësisë, si komponent thelbësor për një shoqëri të lirë dhe demokratike, duhet të jetë sa më i përgjegjshëm dhe profesional.

Këshilli njeh dhe kontribuon në lirinë e dhënies së informacionit të hapur dhe transparent për publikun, të shprehjes së lirë të mendimit dhe opinioneve, si themeli esencial i një shoqërie të hapur dhe demokratike, duke inkurajuar edhe formimin dhe shprehjen e mendimit të lirë kritik për vetë funksionimin e Këshillit dhe të sistemit gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në veçanti anëtari i caktuar për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun, do të bashkëpunojë ngushtësisht me Gjyqtarët e Medias për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit me publikun dhe mediat, me synim rritjen e transparencës dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor”. /shqiptarja.com

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...