E shtunë, 12 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Rakacolli ‘thyen’ heshtjen, zbulon gjendjen shëndetësore të mjekut Pipero

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ishte ndër të parët që mori dozën e vaksinës anti-covid të Pfizer, por u infektua me koronavirus dy javë më pas.

Ndërkohë, zëvendës-Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për “Ora News”, Rakacolli pranoi se mjeku Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera, ajo sqaroi se marrja e vaksinës nuk do të thotë imunitet ndaj virusit.

Mira Rakacoll: “Doktor Pëllumbi është infektuar, por është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Infektimi i tij pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës nuk është rasti i shkëputur nga historia e vaksinimit mbarëbotërore. Nuk është një proces i papritshëm ose i painterpretueshëm elektronikisht. Është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo që bën dozën e parë të vaksinës dhe që është një shembull konkret i asaj që themi vazhdimisht, pra që edhe pasi ke bërë dozën e parë të vaksinës, duhet të vazhdosh të ruhesh njësoj dhe ti marrësh njësoj masat e përkujdesjes si edhe më parë. Pas dozës së parë të vaksinës ka reaksione individuale ndaj vaksinës. Vetë vaksina fillon ti zhvillojë antitrupat më vonë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dyshohet se trafikonte drogë, arrestohet efektivi i ‘Shqiponjave’ në Sarandë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar një operacion mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se para pak çastesh është ndaluar një efektiv...

Danimarka dhe Finlanda u rikthyen në fushë, vendimin e mori Eriksen

Kreu i federatës daneze të futbollit ka deklaruar se vetë Eriksen ka komunikuar me shokët e skuadrës me kamera dhe u ka kërkuar të...

Gjonaj paralajmëron: ”Gërdecit” dhe ”21 Janarit” do u shkohet në fund

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se çështjet e harruara në sistemin e drejtësisë si ''Gërdeci'' dhe ''21 Janari'' janë rikthyer për shqyrtim dhe...

Për herë të shtatë e të fundit mbi Minishengenin

Nga: Genc Pollo Samiti i Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të enjten në Tiranë, ishte një hap tjetër për konsolidimin e Tregut të Përbashkët Rajonal...

SHBA 150 milionë dollarë asistencë Ukrainës në fushën e sigurisë

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, duke njoftuar një paketë sigurie prej 150 milionë dollarësh më pak se...