Pas replikës ndaj ish-kryeministrit Berisha, gazetarja Mira Kazhani ka replikuar sërish, këtë herë me kolegun e saj, Adi Krastën.
Ky i fundit i bëri një pyetje gazetares një ditë më parë nga ekrani: “Zonja Kazhani ku shkojnë paratë e bashkisë, a mundet që portali Tirana Post të bëjë një analizë se ku shkojnë këto para?”.
Një pyetje që në fakt ka qenë më shumë thumbuese për Kazhanin, ndërsa kjo e fundit i është përveshur kolegut, për të cilin shkruan se “lëpin aty ku pështyn” dhe se është shumë larg nga ai.
“Adi Krasta ka bërë disa pyetje ndaj meje, Nuk habitem që kur e pashë t’i lëpihej Berishës në emision që dikur e quante të keqe të madhe . Mu dhimbs në fakt…Tani unë të them të të vijë turp turp turp…
Inatet me politikanët që ke ngrënë darka dhe je prishur po nëpër darka nxirri me to. Mua mos më ngatërro me veten tënde se jam larg shumë, po shumë larg modelit tënd. Ti e ke dokumentuar veten tënde me video e mesazhe nëpër ekran. falë zotit s jam njeri ofertash të parezistueshme as e pafytyrë që lëpij ku pështyj.
Ah sa më dhimbsesh ti Adi, ka kohë që më dhimbsesh. Por ndodh, secili ka aksidentin e vet, ti e pate me karakterin tënd. (Fotoja nga një intervistë ku prezantuesi më shpallte gazetare kurajoze. Ka edhe shumë të tjera në youtube”, shkruan Kazhani në një postim në Instastory.