Minutë pas minute / Rinas, flasin pasagjerët “S’ka avion, ne s’kemi faj”

Në Aeroportin e Rinasit asnjë fluturim nuk ka rinisur, deri më tani. Në aeroport po presin burra, gra, pleq e fëmijë, të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar.

Ja ç’thonë ata:

Qytetari: Jam nisur për në Itali. Kompania na thotë të shohim për në orën 1.

Qytetari: S’ka avion, do iki në shtëpi. ka dy javë që e kam prerë biletën.

Qytetari: Do nisesha në 12.30. Të bëjnë ç’të duan tani.

Qytetarja: Kompania na tha që të marrin linjë tjetër, se kjo kompani që ishte nuk kryen udhëtime. Thanë merrni linjë tjetër, ne nuk dimë ta marrim.

Qytetarja: Ne nuk kemi faj për problemin që kanë këta. ne kemi punë, jemi familjarë.

Qytetarja: Jam nisur për në Bergamo, nesër jam në punë. ka 2 javë që kam prerë biletën, nuk kam marrë përgjigje fare akoma.

Qytetarja: Do nisesha për Dortmund dhe nuk kemi informacion. Punoj dhe jetoj atje. Kam tre javë që kam ardhur në Shqipëri. Biletat kanë qenë vajtje – ardhje, do marrim ndonjë informacion.

Qytetari: Kemi pasur që në mëngjes dhe nuk dimë çfarë po ndodh. (Balkanweb)