Politikë

Ministrja Xhaçka vizitë në SHBA, kjo është marrëveshja që do të nënshkruajë

               Publikuar në : 11:47 - 18/04/19 Enno

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Patrick M.  Shanahan.

Mësohet se Xhaçka do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore.

Kjo marrëveshje parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Hawk, mirëmbajtjen tyre dhe trajnimin e personelit.

Vizita e ministres Xhaçka në Pentagon, është e dyta brenda një viti; kujtojmë se një vit më parë ajo u prit nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT