E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Ministrja e Shëndetësisë duhet të largohet

E vetmja mase racionale që qeveria mund të ndërmerrte sot kundër pandemisë, ishte t’u kërkonte falje qytetarëve për mashtrimin me videon e infektivit dhe të largonte menjëherë ministren e Shëndetësisë nga detyra.

Kjo nuk ka lidhje fare me politikën. Pandemia zbuloi qartë një fenomen që bota nuk e ka parë më parë. Të paktën, jo në këto përmasa. Armata e atyre që nuk besojnë tek shkenca sot është në nivelet më të larta historike. Madje mund të jetë sa gjysma e popullsisë.

Gati gjysma e njerëzve sot nuk e besojnë virusin. Mendojnë se ai është sajesë. Dhe arsyeja kryesore pse bota ka arritur në këtë pikë janë pikërisht institucionet. Kur institucionet gënjejnë ose deformojnë informacionin, njerëzit nuk besojnë. Kur politikanët përdorin krizat e shëndetit për interesat e tyre politike, njerëzit kërkojnë konspiracione.

Kur ministria e shëndetësisë gënjen publikisht, u jep argumente pandemoskeptikeve dhe lëkund edhe besimin e qytetareve që besojnë tek shkenca. Për rrjedhojë zbatimi i masave për të kufizuar pandeminë bëhet më i vështirë sepse askush nuk i merr seriozisht udhëzimet e autoriteteve që gënjejnë.

Kur dikush gënjen tek shtëpia e tij, mashtron prindërit, bashkëshorten ose fëmijët. Kur dikush gënjen nga zyrat e shtetit, mashtron gjithë popullin. Kjo është arsyeja se pse në vendet e zhvilluara zyrtarët që kapen në mashtrim, largohen në sekondë.

Nëse një qeveri mashtron publikisht, qytetarët nuk besojnë. Rrjedhimisht shumë njerëz nuk kanë për të ndjekur udhëzimet që nxjerr Ministria e Shëndetësisë për të kufizuar pandeminë. Rrjedhimisht mund të humbasin edhe jetë. E gjitha për shkak të kolltukut të një zyrtari ose zyrtareje.

Ndaj nuk ka asnjë vend në botë që menaxhon kriza më zyrtare që kapen në mashtrim, por vënë në krye të tyre njerëzit më të respektuar dhe që ngjallin besim në publik.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...