E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Ministrja e Drejtësisë reagon për kryebashkiakun

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke iu referuar rastit të kryebashkiakut Lefter Alla, tha se para se të dilet në konkluzione, duhet të pritet hetimi. “Të dalin njëherë nëse janë videot të vërteta dhe pastaj të flasim sipas rastit, ti hetojnë dhe më pas të themi nëse është apo jo”, tha ajo për “Report Tv”.

E pyetur nëse duhet aplikohet testi i drogës për kryebashkiakët, ministrja nuk pranoi që të jepte një përgjigje. “Të lutem, unë ua ktheva përgjigjen time”.

PS duket se ka filluar dorëzimin e Lefter Allës. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, Ulsi Manja tha se SPAK duhet të zbardhë një orë e më parë të vërtetën mbi kryebashkiakun Alla, ndërsa theksoi se ai duhet të pezullohet nga detyra, derisa drejtësia të nxjerrë konkluzionet për rastin.

Socialistët distancohen nga kryebashkiaku/ Manja: Lefter Alla të pezullohet

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimet ndaj kreut të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, për të cilin një ditë më parë u publikua një video, ku pretendohej se ai ishte duke pirë kokainë në një lokal.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...

I gjithë rrjeti kundër Beatrix, reagon nëna e këngëtares

Beatrix Ramosaj me Donald Veshajn pranuan publikisht se kishin pëlqim për njëri-tjetrin dhe mbrëmë dhanë edhe puthjen e parë. Por pas kësaj puthje, i...