E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Ministrja Denaj tregon se kush do të përfitojë rritje pagash në vitin 2021

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar në emisionin Top Talk në Top Channel, se janë tre kategori në shëndetësi që do të përfitojnë rritje pagash.

Denaj ka thënë se vitin e ardhshëm rritje page do të kenë mjekët, infermierët dhe laborantët.

Sipas Denajt kjo do të mundësohet edhe me alokuimin më të madh të mbështetjes financiare për Shëndetësisë.

Bilanci nuk ka përfunduar ende. 4 akte normative kemi pasur këtë vit. Në nuk vijmë vetëm nga goditja e pandemisë, por patëm edhe tërmetin dhe fatura financiare ka qenë akoma më e madhe. Në fillim të vitit patëm një shumë të konsideruar të alokimeve. Në raport me ndihmën tek individët, tek bizneset dhe tek shëndetësia. Kjo e fundit ka qenë në fokus dhe do të jetë edhe vitin e ardhshëm. Për të akomoduar spitalet, për të rritur fondet në ndihmë të tyre. Dhe vitin që vjen rritjen e rrogave, e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve. Fatura më e rëndësishme vjen te shëndetësia.

“40% mbi funksion. Që nga 1 janari. Po flasim për një rritje për mjekët në spitale që shkon deri në 120 mijë lekë dhe mjekëve në shërbimin parësor që shkon 100 mijë lekë. Kuptohet Laborantët dhe infermierët do kenë 40%. Arsimtarët me rritje në 15 %. Kemi një fond, gati 8 miliard. Për arsimtarët gati në 72 mijë lekë shkon. Nga 59 mijë që ka qenë. Flasim për bruto. Shkollat e mesme u shkon në 75 mijë lekë. Vjen në gati 21% në 7 vjet. E mjekëve nga 100 në 120 mijë lekë. Niveli mesatar shkon për pjesën e mjekësisë 80 mijë lekë. Për vitin që vjen vetëm këto kategori kanë pasur rritje.”, tha Denaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...