Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë 42 pacientë të shtruar në dy spitalet COVID-19.
Në përditësimin e të dhënave, MSH njoftoi se 10 prej këtyre pacientëve ndodhen në terapi intensive. Ndërsa 4 të tjerë që janë më në gjendje të rëndë ndodhen te spitali “Shefqet Ndroqi”.
Aktualisht, në shërbimin infektiv janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
14 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar në 562 numrin total të rasteve.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 251 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 96 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 18 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 7 raste