E martë, 7 Prill, 2020
12 C
Tirana

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Anuloni udhëtimet

Lexo edhe ...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu...

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 5 viktima brenda 24 orëve të fundit

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të...

Të gjithë ata udhëtarë të cilët kanë planifikuar udhëtime jashtë, u duhet që ti anulojnë. Kjo kërkesë vjen nga Ministria e Jashtme, ndaj të gjithë shqiptarëve, si një ndër masat e marra për koronavirusin. Po kështu, një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit. Një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.

“Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme udhëzon të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë ato, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ta apo familjarët e tyre.

Gjithashtu, MEPJ bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit. Për më tepër, një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.

Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme apo të emergjencës për të cilat qytetarët dëshirojnë të aplikojnë, MEPJ informon se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO), në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun: https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/ dhe në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë pa hezitim me Përfaqësitë e RSH-së në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës”.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 59, duke u shtuar me 4 raste në 24 orët e fundit, kur janë janë testuar 60 persona.

Tre nga rastet e reja janë nga kontaktet me të prekur. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në Spitalin Infektiv në QSUT.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjeçare në Spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh, pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu...

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 5 viktima brenda 24 orëve të fundit

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të...

Tragjike në Francë/ 1,417 viktima brenda 24 orëve

Koronavirusi brenda 24 orëve ka marrë 1,417 jetë njerëzish në Francë. Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se janë regjistruar 11 mijë raste të reja brenda harkut...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT