E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

Ministria e Jashtme i kalon Xhaçkës, ja çfarë ‘posti’ do mbajë Gent Cakaj

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministres së Jashtme Olta Xhaçkës, kryeministri Edi Rama thënë se Gent Cakaj e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi, duke iu referuar kështu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar. Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Rama tha se me eksperiencën që ka, Xhaçka është në lartësinë e duhur për të marrë këtë stafetë. Ai shtoi se Xhaçka do të jetë drejtuesja e parë në Ministrinë e Jashtme, që do të këshillohet nga vetë kryeministri dhe ish-ministri në detyrë, Gent Cakaj.

“Më vjen shumë mirë që stafeta sot i kalon Oltës, e cila ka një eksperiencë jo të vogël. Është në lartësinë e duhur për ta marrë këtë stafetë.

Ky institucion, si në çdo hapësirë tjetër të jetës së organizuar institucionale apo shoqërore, ka patjetër nevojë për të çuar jo vetëm përpara punën dhe marrëdhëniet me të tjerët, por edhe transformimin e vet të brendshëm për të qenë në lartësinë e kohës.

Gent shumë faleminderit, ne do vazhdojmë rrugën së bashku, pavarësisht ndryshimit të pozicioneve dhe ti në mënyrë të përditshme, unë pak më të distancuar, do jemi një mbështetje e posaçme për Oltën, që do të jetë drejtuesi i parë në Ministrinë e Jashtme që do ketë mundësinë të jetë e këshilluar nga një dyshe si unë dhe Genti”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Testim i detyruar dhe karantinë/ Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm

Gjermania ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Lajmi është bërë...

Maqedonia e Veriut publikon pagat e kabinetit, Zaev paguhet më pak se Rama

Maqedonia e Veriut ka publikuar pagat e kabinetit qeveritar. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa i shtohet...

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Të plotësohen vakancat në Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, zhvilluan një takim ditën e sotme me kreun e Këshillit...

Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet i shqetësuar për situatën ekonomike në vend. Meta shprehet se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe...

Shkrihet Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Beratit, është mbyllur. Mesditën e sotme, kryetari i degës së LSI-së në...