E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Ministria e Brendshme merr në dorë IKMT-në

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka bërë me dije sot disa ndryshime që do bëhen për disa institucione. Lleshaj u shpreh se do të shkrihet Inspektoriati i Mjedisit, dhe të gjitha kompetencat do i kalojnë Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe Policisë së Shtetit.

Lleshaj zhvilloi një takim me prefektët, strukturat drejtuese të IKMT dhe strukturat vendore e qendrore në Policinë e Shtetit. Takimi vjen pas miratimit të vendimit në Qeveri, që transferon përgjegjësinë për kontrollin e mjedisit dhe pyjeve, nga MTM tek Ministria e Brendshme.

“Takimin e sotëm e zhvillojmë, së pari, për të informuar për një masë të re, që Qeveria ka ndërmarrë në funksion të pajisjes ose ngarkimit të Ministrisë së Brendshme me disa detyra të shtuara të reja, për sa i përket kontrollit të territorit dhe mjedisit.

Ndryshimet konsistojnë në një zgjerim të fushës së përgjegjësisë të Ministrisë së Brendshme, edhe me funksionet e parandalimit, mbrojtjes dhe mbikëqyrjes, kontrollit dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e tokës, ajrit, ujërave dhe pyjeve nga ndotja, dëmtimet apo ndërhyrjet e paligjshme.

Në vijim të këtij ndryshimi, ose këtij zgjerimi të fushës së përgjegjësisë së Ministrisë së Brendshme, një pjesë funksionesh, që kanë të bëjnë kryesisht me inspektimin në fushën e mjedisit, territorit, ujërave dhe pyjeve do të kalojnë tashmë në përgjegjësinë e Ministrisë së Brendshme, dhe për këtë arsye është realizuar edhe një ndryshim strukturor, për sa i përket Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT-së, i cili tashmë do të zgjerojë fushën e veprimtarisë dhe funksioneve të tij, duke u kujdesur jo vetëm për mbrojtjen e territorit, por dhe për mbrojtjen e mjedisit, kryesisht të ujit, tokës dhe pyjeve, me theks te pyjet.

Ky ndryshim synon që të rrisë fuqinë parandaluese të institucioneve tona në mbrojtjen e mjedisit në vend, të godasë veprimtarinë e paligjshme dhe të sigurojë që vendi të zhvillohet në kushte normale sa i përket mjedisit, për të siguruar edhe parakushtet e tjera të domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë, turizmit dhe të tjera”, tha Lleshaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....