Rajoni

Ministri serb flet për gjendjen shëndetësore të Vuçiç: Ishte në rrezik për jetën


               Publikuar në : 14:47 - 19/11/19 L M

Pak ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shtruar në spital, për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, ka folur për gjendjen shëndetësore të kreut të shtetit, teksa u shpreh se Vuçiç ndodhej në rrezik për jetën të premten.

Mirëpo, ndërhyrja në kohë e ekipit mjekësore bën të munduar stabilizimin e gjendjes shëndetësore të presidentit serb. Ku këshilluan që është e nevojshme zvogëlimi i aktivitetin e tij për një periudhë kohore të gjatë, në mënyrë që të shërohet plotësisht.

Vuçiç shtrohet në spital, probleme me zemrën

“Pas pranimit në VMA është konstatuar se jeta e presidentit të Serbisë ishte e rrezikuar. Në atë institucion shëndetësor, ekipet mjekësore menjëherë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme për të të sanuar gjendjen e tij të rëndë. Pas terapisë së marrë gjendja e Presidentit Vuçiç është përmirësuar”, tha  Lonçar.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT