E diel, 29 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

“Ministri për Rindërtimin shenjë e mirë”, Rama ironizon vendimin e kryeministrit

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar vendimin e kryeministrit Rama për ministrin e Shtetit për Rindërtimin.

Përmes një deklarate për mediat, Rama shprehet me ironi për vënin në krye të këtij posti të Arben Ahmetajt.

“Me emërimin e zotit Ahmetaj si ministër për rindërtimin jo vetëm që Shqipëria do të rindërtohet por që qytetarët duhet të jenë të qetë sepse tashmë më në fund gjithçka do të zgjidhet në të mirë të tyre por paradoksalisht me atë ç’ka do duhej të bënte qeveria në fakt dhe e gjithë mazhoranca e cila në mënyrë krejt të papërgjegjshme gjen kohë që t’i ikë përgjegjësive dhe vëmendjes që duhet të jetë e fokusuar maksimalisht tek administrimi i situatës”, thotë ai.

Më tej ai ka komentuar edhe paketën për antishpifje, duke e cilësuar si një luftë kundër fjalës së lirë. Sipas tij, ky ligj plotëson portretin e një regjimi, i cili diferencohet apo bëhet i dallueshëm nga një sistem demokratik.

Deklarata e plotë:

Sapo është shpërndarë lajmi që kryeministri ka propozuar një ministër shteti për rindërtimin ç’ka në fakt është në unison apo në vijimësi të të gjithë qëndrimit dhe të vijësjelljes që qeveria ka demonstruar në mënyrë konseguente pas tërmetit të 26 nëntorit dhe natyrisht është një shenjë e mirë që na lë të kuptojmë dhe të besojmë se me emërimin e zotit Ahmetaj si ministër për rindërtimin jo vetëm që Shqipëria do të rindërtohet por që qytetarët duhet të jenë të qetë sepse tashmë më në fund gjithçka do të zgjidhet në të mirë të tyre por paradoksalisht me atë ç’ka do duhej të bënte qeveria në fakt dhe e gjithë mazhoranca e cila në mënyrë krejt të papërgjegjshme gjen kohë që t’i ikë përgjegjësive dhe vëmendjes që duhet të jetë e fokusuar maksimalisht tek administrimi i situatës, tek zhdukja e pasojave të tërmetit, tek rikthimi i normalitetit, kjo mazhorancë gjen kohë që të vazhdojë dhe të thellohet më tej në aventurizmin e vet e madje do të thoja dhe në armiqësinë e vet të shpallur ndaj medias, ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjithë atyre që punojnë në këtë profesion me misionin e tyre fisnik.

Ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër fjalës së lirë, ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër medias së lirë në fakt nuk bën asgjë më shumë, por plotëson portretin e një regjimi, i cili diferencohet apo bëhet i dallueshëm nga një sistem demokratik dhe qëndrimi ndaj fjalës së lirë, në qëndrimin ndaj medias, në qëndrimin ndaj të vërtetës sepse qëndrimi ndaj të vërtetës bën diferencën midis regjimit dhe qeverisjes demokratike.

Frika prej së vërtetës është në topologjinë e regjimeve kriminale dhe të korruptuara e për shkak se pikërisht janë të tillë, pra sepse janë regjime të korruptuara, sepse janë regjime kriminale, sepse janë regjime të ndërtuara nga një sistem kriminal, ata kanë frikë të vërtetën, kanë frikë fjalën e lirë, kanë frikë median e lirë.
Natyrisht paradoksi bëhet dhe më alarmant po të kemi parasysh faktin që Shqipëria ka presidencën e radhës së OSBE-së, të kësaj organizate, e cila lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit, lirinë e medias e ka në themelin e ekzistencës së vet dhe kundërvënia ndaj kësaj vlere, kundërvënia ndaj kësaj qasjeje, kundërvënia ndaj këtij standardi që ka OSBE është në thelb ajo që e bën jo vetëm qeverinë, jo vetëm mazhorancën, por për fat të keq Shqipërinë të dëshmojë se nuk ka kuptuar ende asgjë nga çfarë do të thotë standard demokracie, nga çfarë do të thotë vlerë e një shoqërie të hapur, të një shoqërie të lirë, e një shoqërie të ndërtuar, vlerat fondamentale të demokracisë.

Lexo edhe :   Tërmeti/ Ahmetaj: Familja e fundit e dëmtuar hyn në shtëpi në vitin 2022
Lexo edhe :   Tronditen lojtarët e Barcelonës, klubi ul rrogat në mënyrë marramendëse

Mirëpo jam këtu për t’i kujtuar në radhë të parë kryeministrit si ideatori, si persekutori dhe si realizuesi i të gjithë kësaj skeme të kontaminimit, të kriminalizmit dhe të armiqësisë së qeverisë, së mazhorancës dhe të shtetit ndaj medias, i cili në fakt me këtë që po bën, nuk po bën asgjë më shumë veçse po plotëson atë që ka parathënë me fyerjet, me shpifjet, me akuzat, me trajtimin në mënyrën më diskredituese që ai mban ndaj medias dhe ndaj punonjësve të saj.

Pra, ajo që dua t’i kujtoj kryeministrit është që në Shqipëri, historia e afërt e demokracisë ka shembuj të shkëlqyer të luftës së punonjësve të fjalës së lirë, të luftës së shtypit dhe medias së lirë ndaj regjimit. Dhe gjithmonë luftën me fjalën e lirë, luftën me shtypin dhe median e lirë regjimet e kanë humbur, siç do ta humbasë edhe ky regjim që në kuptimin më të plotë të fjalës edhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore që gjendet Shqipëria edhe në kushtet e emergjencës ku gjendet për të përballuar pasojat e rënda të tërmetit gjen kohë të investohet, gjen vëmendje, gjen angazhim, gjen energji të merret me luftën kundër fjalës së lirë.

Prandaj duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, që çështja e medias së lirë, çështja e fjalës së lirë nuk është çështje vetëm e atyre që punojnë në media, nuk është çështje vetëm e gazetarëve, e editorëve, e botuesve. Nuk është çështje as e atyre që janë pjesë e këtij sistemi, pjesë përbërëse e këtij pushteti që në demokraci ka vlerën e një pushteti real. Çështja e lirisë së fjalës, çështja e lirisë së medias është çështje e të gjithë shoqërisë shqiptare, i gjithë opinioni shqiptar, e gjithë klasa politike e vendit, të gjithë njerëzit e përgjegjshëm të këtij vendi duhet të jenë bllok dhe të gjithë bashkë, jo vetëm për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë mediatike, por duhet të jenë të gjithë bashkë për t’i treguar vendin këtij regjimi kriminal. Kriminalizmit i të cilit shkon deri tek lufta e hapur ndaj fjalës së lirë, ndaj medias sepse në thelb duke qenë një regjim auto demokratik, ky regjim duke luftuar mediat, lufton vetë demokracinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosovë/ 16 të vdekur dhe 626 raste të reja

Aspak lajme të mira nga Kosova, ku situata me pandeminë vijon të jetë e rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.505 mostra...

“Qenka plakur shumë”, shokët e ushtrisë takohen pas 46 vitesh (VIDEO)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, kanë ardhur dy shokë ushtrie të cilët e kanë rigjetur njëri-tjetrin para 3...

“Maradona mund të jetë vrarë”, mediat e huaja nxjerrin faktet

Diego Armando Maradona u nda nga jeta në mënyrë të papritur, në moshën 60-vjeçare. Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona, u operua në tru...

“Po në tualet do na nxirrni?”, Ardit Gjebrea nuk ia përton fanses

Këtë të dielë, në emisionin e përjavshëm “E  diela shqiptare”, do jetë e ftuar këngëtarja e njëkohësisht moderatorja Jonida Maliqi, e cila bashkë me...

‘S’jemi të pavarur dhe as të çliruar, 5 miliarderë na kanë marrë peng’

Politogolu dhe analisti Afrim Krasniqi, ndryshe nga atmosfera festive gjatë këtyre dy ditëve ka dalë me një gjykim ndryshe. Përmes një postimi në Twitter,...