E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Ministri i ri i Brendshëm? Gjonaj tregon çfarë pritet në ditët në vijim

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, për shkak të vrasjes së Klodian Rashës. E pyetur për emrin e ri që do të vendoset në krye të Ministrisë së Brendshme, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se është përgjegjësi e kryeministrit, dhe do të vendoset në ditët në vijim.

“Protestat në çdo rast janë një mekanizëm i demokracisë, por kur këto janë të paqta. Në shumë raste kur kemi pasur protesta, qeveria ka reflektuar, siç është rasti i studentëve.

Kishte një anë humane nga protesta në Durrës. Njerëzit duan pak qetësi dhe solidaritet në këto momente. Fëmijët tanë kanë kaluar një vit shumë të vështirë. Ata nuk duhet të shohin akte dhune në televizor.

Mendoj që zgjedhja e ministrit të ri është një përgjegjësi i kryeministrit. Do të jetë ai që në momentin që do ketë të gatshëm një emër, dhe besoj se do jetë i gatshëm në ditët në vijim”, tha Gjonaj.

Më herët, kryeministri Rama e drejtoi gishtin te presidenti Ilir Meta, duke e cilësuar organizator të kësaj situate. Nga ana tjetër, kreu i shtetit, ilir Meta sulmoi drejtorin e policisë Ardi Veliu, duke dalë në këtë mënyrë në krah të protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij. Në kulmin e tensioneve, Meta ka kthyer për rishqyrtim buxhetin 2021, duke vënë në alarm institucionet. Kjo pasi punonjësit rrezikojnë të mbeten pa paga dhe po ashtu pensionistët dhe familjet në nevojë pa ndihmë ekonomike dhe pa pensione. Bllokimi i buxhetit po ashtu krijon vështirësi dhe në sistemin shëndetësor, pasi për përballimin e situatës duhen fonde.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...