E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Ministri i Jashtëm kroat: Jem krah Kosovës për njohje nga 5 shtete të BE

”Do jemi në krah të Kosovës që të njihet edhe nga pesë vendet që nuk e njohin ende.” Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka deklaruar sot për mediat kroate se Kroacia po punon për të ndihmuar Kosovën që të njihet dhe nga anëtarët e fundit të BE-së. Grlic Radman deklaroi se Kroacia inkurajon pesë anëtarët BE-së, Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën ta njohin Kosovën pasi kjo do kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës.

Deklaratat e ministrit të Jashtëm Kroat janë bërë në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, ku në axhendë diskutohet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ministri kroat u shpreh se për stabilizimin e rajonit, thelbësore janë 3 kushte, respektimi i integritetit territorial të shteteve, barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990. “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit duhet të ruhet dhe respektohet. Pa rivendosur kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit duke qarkulluar disa non-papers të famshëm që ishin drejtuar në atë drejtim”, tha Grliç Radman.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe deri më tani njihet nga mbi 100 shtete duke përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së përveç Qipros, Greqisë, rumanisë, Spanjës dhe Slovakisë. Një ditë më parë në Bruksel u takuan Presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Kurti. Nga SHBA dhe BE aktualisht po punohet me qeverinë e Serbisë që dhe kjo e fundit të njohë përfundimisht Kosovën./Tirana Today

Lexo edhe :   Mundësia (medalja) e artë për diplomaci sportive kah Rusia
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...