Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe gazetarëve në demonstratat e organizuara në SHBA.
Në një intervistë për mediat e huaja, Le Drian deklaroi se këto akte janë të papranueshme.
I pyetur në lidhje me protestat e shumta që kanë përfshirë qytete të tëra në Amerikë, Le Drian deklaroi se është e rëndësishme që njerëzit të lihen të protestojnë në mënyrë të lirë.
“Çdo veprim dhune ndaj demonstruesve apo gazetarëve në protestat në SHBA është i papranueshëm”, tha ai.
Që pas vdekjes së George Floy më datë 25 maj, SHBA është përfshirë nga protesta të shumta kundër racizmit. Së fundmi, protestat janë përhapur edhe në vende të tjera të botës, kryesisht në vendet evropiane si Francë, Belgjikë, Itali apo Angli.