E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

“Ministri i Brendshëm më telefonoi”/Gazetari tregon si u terrorizua nga 6 policë

Gazetari Armand Bajrami ka reaguar për dhunën e ushtruar dje ndaj kolegut të tij Renaldo Salianji në ambientet e Kuvendit.

Bajrami rikujton një situatë, ndodhur pesë vite më parë, kur gjashtë policë e terrorizuan të fshinte fotot ku ata ishin fiksuar duke dhunuar një të ri, ndërsa tregon se për këtë ngjarje kishin reaguar të gjithë drejtuesit e policisë dhe vetë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili e kishte telefonuar për t’i kërkuar ndjesë.

Sa i përket ngjarjes së djeshme, Bajrami denoncon heshtjen që po tregohet nga institucionet për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit në sy të deputetëve dhe prokurores së Përgjithshme të Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Armand Bajramit:

NE, LAJMESAT QE PREKEMI

Si dje pese vjet me pare u gjenda ne nje situate absurde. Ndersa mbaja karten e gazetarit ne qafe pashe veten mes 6 policeve qe me terrorizuan, kercenuan dhe detyruan te fshija nga aparati im fotot e tyre teksa dhunonin nje te ri. Situata ndodhi ne oborrin e Komisariatit nr.2, atekohe jo me kangjella, por me nje avlli te larte, qe pengonte shikimin nga rruga. E theksoj kete, se ngjarja nuk u pa kurre publikisht.

48 oret ne vijim ishin intensive. U be nje gurgule qe per kohen dhe moshen e pata jo pak te siketshme.

Permes nje deklarate Policia e Tiranes me kerkoi ndjese publike per pengim ne ushtrimin e detyres. Kater efektive u pezulluan nga detyra dhe u tha qe u proceduan disiplinarisht. Zhvillova nje takim me Drejtorin e Policise Tirane dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit. Ish-ministri i kohes, ai qe sot eshte i pandehur tek Krimet e Renda, me telefonoi per 15 minuta ku po ashtu kerkoi ndjese.

Rasti u pasqyrua edhe ne raportin e vitit 2015 te DASH per zbatimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi.

Lexo edhe :   Gazetari “ngacmon” demokratët, Edi Paloka ngatërron makinën

Pas pese vitesh e gjej veten prape ne situate absurde.

Po rikujtoj andrallat e mia, nje episod te shemtuar prej disa te tjereve edhe me te shemtuar.

Kolegu Renaldo Salianji shtyhet nga nje punonjes garde para kamerave.

Nje tjeter koleg kercenohet nga nje pushtetar vendor. Dorjana Bezat dhe Erjon Skendaj pengohen nga policia (prape para kamerave) te raportojne ate cka ndodh. Gjithcka ne pak dite.

Lexo edhe :   Gazetari “ngacmon” demokratët, Edi Paloka ngatërron makinën

Cfare e ben me te shemtuar se rasti im, apo i shume te tjereve?!

Reagimi zero. Jo ai i kolegeve.

Reagimi zero i atyre qe kane vite qe na thone se po bejne shtet.

Reagimi zero i asaj policise qe pretendohet te jete bere me e mire dhe profesionale pas 5 vjetesh.

Reagimi zero i Gardes qe mbron te “shenjtet” e nahijes sone, me mandat apo te perkohshem.

Media ne Shqiperi nuk eshte ne formen e saj me te mire. Ka mekatet e saj. Ndonjehere shume te tilla.

Por nje gje e them me siguri te plote:

Pa median, te mire apo te keqe, ky vend do te ishte zi e me zi…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...