E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Ministri gjerman jep alarmin: Çfarë pritet nëse masat s’japin rezultat

Kufizimet e reja në Gjermani do të jenë në fuqi deri më 10 janar, ku do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj kohe të gjithë dyqanet jo thelbësorë, parukeritë, ndërsa kompanitë po nxiten që t’i lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia. Situata është tejet kritike, aq sa autoritetet u detyruan që të shtrëngonin masat.

Vetëm bizneset thelbësore të shitjes me pakicë, të tilla si supermarketet dhe farmacitë, si dhe bankat, do të qëndrojnë të hapura. “Përhapja e koronavirusit është ‘jashtë kontrollit’ në Gjermani, ndërsa rastet e reja dhe vdekjet vazhdojnë të rriten, pas një bllokimi të pjesshëm të dështuar”, tha Ministri i Ekonomisë.

Peter Altmaier pranoi se masat e marra deri më tani nuk ishin të mjaftueshme, pasi Gjermania u detyrua të mbyllte dyqanet dhe shkollat gjatë Krishtlindjeve, pas gjashtë javësh vendi ishte në izolim të pjesshëm. Ministri ka paralajmëruar më tej se nëse izolimi nuk jep rezultat, spitalet do të kalojnë kapacitet e tyre. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv ka arritur shifrën rekord, në më shumë se 4500.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...