E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Minibusi doli nga rruga/Policia: Një i vdekur e nëntë të plagosur

Policia ka përcjellë detajet në lidhje me aksidentin ku një minibus ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën një shtetas e nëntë të tjerë janë plagosur.

Aksidenti fatal ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në aksin rrugor Gramsh-Kushov, në fshatin Bregas, ku mjeti me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Për fat të keq, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një pasagjerer, shtetasi me inicialet L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar.

Të njëjtat burime zyrtare shtojnë se kanë mbetur të plagosur nëntë pasagjerë të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Gramsh-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore.

Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti i OSBE-ODIHR në çarkun e ndërkombëtarëve të Tiranës

Nga Andi Bushati Raporti përfundimtar i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, i cili u publikua për arsye të paqarta me shumë orë vonesë...

Aksion si në filma/”Policia, hape derën”, shënjestra u ikën nga “duart”

Një makinë e cila u shpëton policëve, dhe një gazetar që e shtrijnë në tokë vetëm sepse filmoi operacionin. Ka qënë kjo skena që...

Nostalgji futbolli/ Henry flet për Messin: “Nuk di nëse Ronaldo do e bënte…”

Thierry Henry në një intervistë me Rio Ferdinand: "Nuk e di nëse e keni parë ndonjëherë Ronaldon të bëjë atë që dot'ju them për Messin...

Studimi/ Muzika i ndihmoi njerëzit të përballonin pandeminë

Dpa/ Një studim me më shumë se 5,000 njerëz të karantinuar në tre kontinente tregoi se më shumë se gjysma prej nesh përdori muzikë...

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave...