E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Mini-Shengeni/ Idrizi: Asnjë aleancë me Vuçiçin, mohoi masakrën e Reçakut

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

Uzuni i shënon Juventusit, shqiptari feston si Ronaldo (Video)

Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që...

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar mini-Shengenin Ballkanik si një aleancë të autoritaristëve të rinj të Ballkanit që kanë vetëm një qëllim, konsolidimin e pushtetit të tyre.

Përmes një deklarate për mediat, Idrizi bën thirrje se kjo nismë e cila sipas tij nuk të çon askund, të pushohet menjëherë e të mos shkruhet një tjetër faqe turpi në historinë politike shqiptare.

“Asnjë aleancë me Vuçiçin, që vetëm para pak ditësh mohoi masakrën e Reçakut, nuk mund të legjitimohet nga shqiptaret. Asnjë cenim i interesave dhe kufijve të shqiptarëve nuk mund të jetë në tavolinë ku ka prezencë të shtetit shqiptar”, tha më tej ai.

Deklaratë për media e PDIU:

Megjithë situatën e rëndë që po kalon vendi, shohim me shqetësim se kryeministri vazhdon me këmbëngulje idenë e tij të Minishengenit Ballkanik.
Edhe pas kërkesave të Përsëritura të shtetit të Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit, po vazhdohet në të njëjtën rrugë e cila nuk të çon askund.

Situata që po përjeton vendi është e paprecedentë. Mijëra familje që kanë mbetur pa banesa, një buxhet i rrënuar nga vjedhja qeveritare dhe hapësira e lirisë që po asfiksohet çdo ditë nga aktet e dhunshme qeveritare.

Si të mos mjaftojë kjo tablo dramatike në skenën politike po shfaqet aleanca e autoritaristëve të rinj të Ballkanit që kanë vetëm një qëllim, konsolidimin e pushtetit të tyre.

Asnjë aleancë me Vuçiçin, që vetëm para pak ditësh mohoi masakrën e Reçakut, nuk mund të legjitimohet nga shqiptaret. Asnjë cënim i interesave dhe kufijve të shqiptarëve nuk mund të jetë në tavolinë ku ka prezencë të shtetit shqiptar.

PDIU ka denoncuar qysh ne fillim, si të dëmshme idenë e Minishengenit Ballkanik:

  1. Shqipëria duhet ta shohë Serbinë vetëm me syrin e Kosovës, ky është detyrim kushtetues dhe patriotik për çdo Shqiptarë e aq më shumë për çdo ofiqar të shtetit.
  2. Nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal të Shqipërisë pa Kosovën. Kosova për ata që se dinë banohet nga Shqiptarë, është fqinje me Shqipërinë dhe është vend i Rajonit të Ballkanit.
  3. Kryetari i “Rilindjes” e ka detyrim të degjojë për Kosovën kërkesën e të gjithë partive politike të Kosovës që janë të zotët e shtëpisë.
  4. Genocidin, spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë s’mund ti amnistojë fotoja në Tiranë e Ramës me Vuçiçin.
  5. Shqipëria e ka të përcaktuar që në kohën e Rilindasve rrugën drejt Perëndimit, e çdo rrugë tjetër drejt Lindjes është karshillik dhe gafurrje prej megallomani provincial.
  6. Historia e ka dënuar çdo përpjekje për ringjalljen e ish-Jugosllavisë apo të Konfederatës Ballkanike, ide e vjetër e Titos që po vishet me kostumin e Minishengenit Ballkanik.
  7. Çdo përpjekje për të zhdukur Çështjen Çame dhe Kosovën nga librat e historisë dhe harta e ballkanit, janë naivitet dhe tradhëti Kombetare.
Lexo edhe :   ''Numrin ma dha miku ynë, Vuçiç''/ Trajneri serb zbulon mesazhin e Ramës
Lexo edhe :   Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Kërkojmë që kjo nismë që nuk të çon askund të pushohet menjëherë e të mos shkruhet një tjetër faqe turpi në historinë politike shqiptare. Protesta mbetet e vetmja rrugë, dhe kryetari i rilindjes nuk do mund të fshihet as pas gjendjes së jashtëzakonshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...