E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Militantët e Berishës shqyejnë derën kryesore të selisë së PD-së

Pak para se të shënohej orari i protestës, militantët, mbështetës të ish-kryeministrit kanë shqyer derën kryesore të selisë së PD-së. Mbështetësit e Sali Berishës rreth orës 11:30 të ditës së sotme kanë shqyer derën, dhe janë futur me dhunë brenda selisë së PD-së.

Njerëzit që erdhën për të mbështetur ish-kryeministrin, u futën një pjesë brenda dhe pjesa tjetër janë duke qëndruar në oborr dhe në shkallët e selisë. Brenda selisë është kryetari Basha dhe kupola drejtuese e partisë.

Me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Berisha, Berisha”, militantët kane hyrë dhe ndodhen në katin e parë të selisë.

Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje të policisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...