E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Milani bie pas 10 muajsh në kampionat, Juventusi triumfon në “San Siro”

Milani thyhet pas 10 muajsh në kampionat. Kuqezinjtë e Stefano Piolit, u mposhtën nga Juventusi me rezultatin 1-3 në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A.

Dopieta e Kiezës dhe goli i Mekenit i dhuruan 3 pikë të arta bardhezinjtë, ndërkohë që golin e vetëm për Milanin e shënoi Kalabria.

Humbja e fundit në kampionat për Milanin datonte më 8 mars 2020 në përballjen ndaj Xhenoas (1-2). Merr fund kështu ecuria prej 27 ndeshjesh pa humbje në kampionat më kuqezinjtë.

Vlen të theksohet se prej 17 ndeshjesh radhazi Milani shënonte të paktën nga dy gola për ndeshje, kjo ecuri pozitive golash u ndërpre sot.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...