Milan-Juventus drejt shtyrjes? Vjen paralajmërimi i mjekut torinez

AC Milan's players (R) celebrate after AC Milan's Ivorian midfielder Franck Kessie scored during the Italian Serie A football match AC Milan vs Juventus played behind closed doors on July 7, 2020 at the San Siro stadium in Milan, as the country eases its lockdown aimed at curbing the spread of the COVID-19 infection, caused by the novel coronavirus. (Photo by Miguel MEDINA / AFP) (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Supersfida e nesërme e futbollit italian Milan-Juventus rrezikon të mos zhvillohet.

Rezultimi pozitiv me “COVID” i futbollistëve bardhezi Huan Kuadrado dhe Aleks Sandros ka alarmuar Bashkinë e Torinos, e cila është vënë në dijeni nga klubi kampion i Italisë.

Departamenti i Shëndetit të Torinos bëri me dije sot se nëse do të shikohet e arsyeshme, skuadrës së Juventusit do t’i ndalohet të udhëtojë drejt Milanos.

“Juventusi na vuri në dijeni për infektimin e dy futbollistëve. Për njërin prej tyre, ka një raport të ditës së hënë dhe e dyta në datën 5 janar. Në këtë moment, nuk kemi asnjë element për të thënë se ekziston një përhapje e virusit në skuadër, sepse e dimë se si ka ndodhur infektimi i dy lojtarëve dhe të tjerët kanë dalë negativ.

Nëse sot do të kishte raste të reja dhe do të kishte prova të një përhapjeje të pakontrolluar brenda ekipit, do të krijonte një problem të madh për sigurinë e skuadrës. Është e qartë që Departamenti Shëndetësor do të detyrohej të ndërhynte duke izoluar secilin person dhe të bllokonte udhëtimin e Juventusit në Milano”, u shpreh doktori Roberto Testi.