Gazetari Milaim Zeka njofton se ka dhënë dorëheqjen nga televizioni RTK. Pavarësisht këtij vendimi, ai nënvizon se rrugëtimi i tij mediatik nuk do të ndalojë. Ai do të jetë i pranishëm në mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e jo vetëm. Analisti dhe gazetari Milaim Zeka thotë se klasa e re politike, ka për qëllim shuarjen e televizionit publik. Madje ka krahasuar Kurtin me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke thënë se të dy po tentojnë të zgjerojnë frontet e luftës, por që të dy do të dështojnë.
Statusi
Njoftim
Te nderuar kolegë, dhe kolege
Duke i pa zhvillimet dramatike ne RTK, duke e pare qe klasa e re politike ka per qellim shuarjen e ketije mediumi publik, kam vendosur te jap doreheqje nga vendi im i punes.
Rrugetimi im mediatik do te jet me mediat ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, dhe vendet e tjera perendimore.
Ashtu sikurse Putini qe po bene lufte me te gjithe, edhe “çlirimtaret” e 14 shkurtit po e zgjerojne frontin e luftes. Edhe Putini, edhe keta, kane me deshtu me turp!!!
Faleminderit te gjithe atyre njerezeve te mire te RTK-se, me te cilet kemi punuar qe 20 vite.