Miku i Lulzim Berishës u ekzekutua me kallashnikov, gjendet arma e krimit

Detaje të reja janë zbardhje në lidhje me ekzekutimin e Mond Çekiçit, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës.

Mësohet se brenda makinës tip ”Benz” që u gjet e djegur në Sukth, është gjetur edhe arma e zjarrit tip kallashnikov, që është përdorur në vrasje.

40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një automjet i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

Mond Çekiçi konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, pasi ishte pjesë e një grupi  kriminal në Durrës, si dhe miku i Lulzim Berishës.

Ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë, duke u dënuar edhe me 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje.