E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Meta: Zbrazja e Shqipërisë po kthehet në një fatkeqësi kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shpopullimin e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare.

Duke iu referuar raportit të EUROSTAT, Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria është e treta për aplikimet për azil të fëmijëve, që zënë gati 34.3% të totalit të kërkesave nga vendi ynë, shifër rekord në raport me popullsinë.

Meta përmed edhe disa raporte të organizatave të tjera, të cilët shprehin tendencën dhe dëshirën e shqiptarëve për të larguar nga vendi. Presidenti bën apel që shqiptarët të kthehen në vendin e tyrë, dhe jo të emigrojnë.

Postimi i Metës në rrjetin social, Facebook

NDAL MPAKJES SË SHQIPËRISË DHE SHPOPULLIMIT TË SAJ NGA FËMIJËT DHE TË RINJTË! 

Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare.

Raporti më i fundit i EUROSTAT, na rendit të tretët në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, që zënë gati 34.3% të totalit të kërkesave nga vendi ynë, shifër rekord në raport me popullsinë.

Prej kohësh kam dhënë alarmin, referuar edhe konkluzioneve të organizatave të tjera prestigjioze ndërkombëtare, mbi nevojën e marrjes së masave urgjente për përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve dhe rikthimin e shpresës në Shqipëri.

Sepse edhe sipas Bankës Botërore, të paktën 100,000 fëmijë në vendin tonë, nuk e kanë të garantuar një vakt ushqimi në ditë.

Ndërsa referuar indeksit “Jashtë Hijes” të “The Economist Intelligence UNIT”, në analizën e mbi 40 vende të botës, Shqipërisë i jepet zero pikë për mekanizmat jofunksionalë të saj për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe dhuna seksuale.

Më herët, në raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës është evidentuar se 41% e fëmijëve në vendin tonë, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla.

Gjithashtu sipas “Save the Children”, pothuajse 55% e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç nuk janë optimistë për gjetjen e një pune pas përfundimit të shkollës dhe si alternativë zgjidhje japin largimin nga Shqipëria.

Raporti “Fëmijët Mbrojnë Fëmijët”, i përgatitur nga CRCA/ECPAT Shqipëri dhe “Save the Children”, bën të ditur se 86% e fëmijëve në vend thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen, ndërkohë që 89 % e fëmijëve të intervistuar deklarojnë se Qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm apo aspak për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Sipas GALLUP-it, 79 % e të rinjve në Shqipëri, dëshirojnë të largohen nga vendi, për shkak të varfërisë, papunësisë, përjashtimit social dhe korrupsionit.

Apeloj me forcë domosdoshmërinë për të shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve për t’i thënë NDAL MPAKJES SË SHQIPËRISË DHE SHPOPULLIMIT TË SAJ NGA FËMIJËT DHE TË RINJTË, të cilët meritojnë mundësi dhe hapësira të reja për t’u ndjerë plotësisht të realizuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe.

Duhet të bëjmë gjithçka, ashtu siç na porosit edhe Papa Françesku, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...