Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar partive politike, që të premten të nisin konsultat për të caktuar ditën e zgjedhjeve parlamentare. Deri më tani, kryedemokrati Lulzim Basha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.
Në letrën drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kreu i shtetit fton kreun e PS-së Edi Rama, apo persona të tjerë të autorizuar prej tij, në institucionin e Presidencës.
Kreu i Shtetit ka ftuar ditën e premte në orën 11:00 në një takim kryeministrin Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste në Presidencë.
Ftesa i është dërguar kreut të grupit parlamentar socialist dhe mban datën e sotme, 1 shtator 2020.