Meta, në konferencën për media iu është drejtuar gazetarëve që të besojnë atë, dhe jo ambasadorët. Sipas tij, pa pjesëmarrjen e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 30 qershorit, Shqipërisë nuk do i hapen kurrë negociatat për anëtarësimin në BE.
Madje, ai ka lëshuar edhe disa batuta pikante.
“Unë jam esëll gjithë ditën, jo më tani në mëngjes. Ndaj duhet të më dëgjoni dhe besoni mua, se pa zgjedhje të lira, Shqipërisë nuk do i hapen kurrë negociatat.
Këtë gjë unë ua kam thënë edhe ambasadorëve, ndaj mos dëgjoni çfarë thonë ata”, u shpreh Meta.