Meta tregon arsyet pse nuk ka shkuar ende për ngushëllim në familjen Rasha

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shpjeguar arsyet nuk ka shkuar vizitojë familjen e Qazim Rasha, babait të Klodian Rashës nga policia.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Meta ka thënë se nuk ka shkuar për ngushëllim te familja Rasha, pasi ka dashur të mbajë një qëndrim publik dhe po pret që ngjarja të sqarohet në tërësinë e saj, pasi ka shumë paqartësi.

Ai ka thënë se do të shkojë të vizitojë familjen Rasha në një moment më të përshtatshëm.

Pjesë nga Biseda: 

Peka: Në shtëpinë e Klodian Rashës ka qenë Rama, ministri Lleshaj, Basha, por a ka qenë Meta për ngushëllim te familja Rasha?

Meta: Natyrisht që nuk kam qenë dhe kjo ka qenë e qëllimshme, sepse kam mbajtur një qendrim publik dhe ngushëllimet ia kamë shprehur publikisht. Edhe për shkak të situatës së paqartë, dyshuese për rrethanat, tensionet e krijuara, versionet e ndryshme dhe ende të pazyrtarizuara lidhur me ngjarjen. Kam gjykuar për të bërë një vizitë në këtë familje në një moment të mëvonshëm, në një moment më të qetë. Ngjarja mbetet shumë e rëndë dhe e parikuperueshme. Duhet të ketë drejtësi për këtë çështje dhe reflektim.

Shqetësuese është se ka pasur qëllim dhe synim nga kryeministri dhe drejtues të ministrisë së Brendshme që ta justifikojnë këtë dhunë të rëndë ndaj minorenëve dhe të reflektojnë. Një gjë e tillë mund të ndodhë. Efektivi humb kontrollin, por s’mund të ndodhë që të jepen versione të ndryshme nga zyrtarë të ndryshëm. Aq më tepër kur qeveria merr kompetencat e gjykatës për të përcaktuar nëse ishte vrasje aksidentale apo me dashje.