E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Meta thyen heshtjen zgjedhore: Të zbardhet vrasja në Elbasan, provat ishin aty

Presidenti i Republikës, Ilir meta ka thyer heshtejn zgjedhore, dhe ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se konferencën e zhvilloi për të dekurajuar cdo lloj krimi zgjedhor, dhe për të vazhdimësinë e shtetit e të ndërrimit të pushtetit.

Meta kërkoi sërish zbardhjen në mënyrë urgjente të vrasjes së ndodhur 3 ditë më parë, pasi sipas tij, edhe pas 72 orësh, policia ende nuk ka një reagim zyrtar.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit u shpreh se provat për zbardhjen e ngjarjes ndodhen aty, dhe policia duhet të mos ndikohet nga politika.

Ilir Meta: ”Arsyeja pse jam sot këtu është për të dekurajuar cdo lloj krimi zgjedhor. Jam këtu për t’ju drejtuar gjithë prokurorrëve gjyqatërve si kryetar i shtetit, që do të jetë në detyrë edhe të hënën e të martën e në vijim për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe të ndërrimit të pushtetit. Ky është i vetmi angazhim i imi. A ka patur shqetësime presidenti patjetër. A e ka ngritur zërin patjetër? për të shkuar në vesh të atyre që e duan Shqipërinë, jo hipokritëve që pas datës së nesërme duan t’i vënë kushte të reja vendit. Por ka dështuar ky skenar.

Dje kam bërë publike qëndrimin tim lidhur me ngjarjen në Elbasan, edhe pse po mbushen 72 orë ende prokuroria dhe polciia nuk kanë një version shterues. Kam ndjekur me vëmendje veprimet  për këtë ngjarje që meriton të zbardhet urgjentisht.  Dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër, me fyerje, jo më me vrasje e plagosje. Edhe pse dje kam ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje të shpejtë e të plota, prokuroria e policia duket se janë në një apati e nuk po veprojnë. Konstatoj se ka një vullnet të padukshëm për ta shtyrë pas datës së zgjedhjeve. Kjo ngjarje duhet të zbardhet urgjentisht sepse provat kanë qenë atje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....