E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Meta takon Ruçin, për çfarë ranë dakord

Më të lexuarat

Sot Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Takimi i Metës dhe Ruçit vjen pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti dhe kryeparlamentari kanë theksuar se rekomandimet e “Venecias” duhet të vihen menjëherë në zbatim.

Meta dhe Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm dhe dakordësimin e masave që do të duhet të ndërmerren në zbatim të tyre.

Presidenti Meta, ka thënë në takim se ky proces tashmë është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, parlamentit holandez dhe danez, vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kreu i Shtetit ka thënë se këtij qëllimi duhet t’i shërbejë bashkëpunimi gjithëpërfshirës edhe për zbatimin e 15 kushteve të BE.

Ndërkohë, Ruçi theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura.

Ai ka thënë se në rezolutat e miratuara nga Kuvendi gjatë raportimeve vjetore të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë (KLGJ, KLP), ka vendosur detyrimin e këtyre organeve për të plotësuar sa më shpejt të gjitha vakancat për në Gjykatën e Lartë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë...

Bilanci/ Sërish numër i lartë të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Vaj plazhi dhe kafe kontrabandë, bien në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar sot ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kryenin veprimtari kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të...

Vidhnin sasi të mëdha ari dhe i kthenin në shufra, bien në pranga 7 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një grup kriminal të cilët akuzohen për grabitje të banesave. Në pranga kanë rënë 15 persona: shtatë shqiptarë, dy egjiptianë, dhe...

Rikthehet pagesa shtesë e ushqimit për efektivët e Forcave të Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njofton se mijëra ushtarakë shqiptarë do të kenë çdo muaj në pagën e tyre, një shtesë prej 10 mijë...