E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
18 C
Tirana

Meta takon artistët: Teatri është i të gjithëve, do të jem gjithmonë me ju

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Komisioni i Sigurisë i jep goditjen e fortë Metës

Pas debateve të shumta, me shumicë të votave sot në Komisionin e Sigurisë është rrëzuar dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta, për kthim...

Presidenti Ilir Meta priti sonte me kërkesë të tyre një përfaqësi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë bisedës Meta i garantoi artistët se do t’i mbështesë ata sepse kauza e tyre është e drejtë.

“Unë do të jem gjithmonë me ju, sepse kauza juaj është tërësisht një kauzë e drejtë. Gjithashtu dua t’ju falënderoj sepse ju keni qenë model edhe në kauza të tjera, sikurse e reflektuat me solidaritetin që treguat me banorët që u goditën rëndë dhe drejtpërdrejt nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit”, tha Presidenti.

Gjithashtu, artistët e falënderuan Kreun e Shtetit edhe për depozitimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për shembjen e godinës së Teatrit.

Meta tha se Teatri Kombëtar nuk është thjesht një godinë që u përket artistëve, por një vlerë e jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare, që duhet mbrojtur nga të gjithë.

“Unë kam bërë detyrën time, që duhet ta bënte kushdo që është në këtë detyrë dhe në këtë institucion, pasi teatri nuk është vetëm i juaji.

Atje është e gjithë jeta juaj, krijimtaria dhe emocionet tuaja. Teatri është i të gjithëve sepse është një vlerë e jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare, që duhet mbrojtur pa asnjë diskutim nga të gjithë. Dua t’ju falënderoj sepse ju keni treguar se jeni artistë të vërtetë, dhe idealistë që nuk konformoheni”, tha Meta.

Kreu i Shtetit gjithashtu vlerësoi rezistencën paqësore dhe demokratike të artistëve, duke theksuar se kjo qëndresë ia ka vlejtur edhe për faktin sepse ka bërë të mundur që të ndërgjegjësohet, jo vetëm opinioni vendas, por edhe ai ndërkombëtar për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore.

“E di që presionet kanë qenë të shumta dhe të mëdha, derisa është vënë dorë mbi artistët, dhe kjo është e papranueshme dhe mjaft e rëndë.

Lexo edhe :   "Kërkojmë gjyshin", Berisha shfaqet i përhumbur në Gjirin e Lalzit
Lexo edhe :   Komisioni i Sigurisë i jep goditjen e fortë Metës

Megjithatë, qëndresa juaj ia ka vlejtur sepse ka bërë të mundur që të ndërgjegjësohet opinioni, të ndërgjegjësohet shoqëria për ta ruajtur atë trashëgimi të shkëlqyer kulturore që kemi.

Ne nuk e ndalim dot globalizimin dhe duhet të përfitojmë aq sa mundemi maksimalisht nga të gjitha avantazhet që ai sjell për zhvillim, për komunikim, por në këtë situatë në të cilën ndodhemi dhe ky presion i madh që vjen nga globalizimi duhet të na ndërgjegjësojë se sa shumë duhet të kujdesemi për rrënjat tona kombëtare, për mbrojtjen e vlerave kulturore, në mënyrë që të mos zhbëhemi dhe të mos na cenohet identiteti ynë kombëtar për të cilin paraardhësit tanë kanë sakrifikuar aq shumë”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

Duke bashkëbiseduar me artistët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta u shprehu mirënjohjen personale dhe institucionale për ndihmat që kanë mbledhur vullnetarisht për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Fakti që ju u kthyet në një qendër të rëndësishme ku qytetarët sillnin vullnetarisht ndihmat apo kontributet e tyre tregon edhe besimin që ata kanë tek idealizmi juaj, te përkushtimi juaj dhe në këtë mënyrë jeni bërë një shembull i kauzave të drejta të shoqërisë sonë. Edhe një herë faleminderit të gjithëve!”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Gjyshi s’e dërgonte në spital nipin e sëmurë, s’i blinte ilaçe por i jepte kos

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Antigona Hoxha, 33 vjeç, nga Burreli e cila jeton me qira në Durrës. Ishte 25...

Covid-19 ka ndryshuar ëndrrat tona, çfarë shohin më shumë njerëzit në gjumë

Pandemia e Covid-19, ka ndryshuar gati çdo aspekt të jetës sonë. Madje dhe ëndrrat që shohim në gjumë. Menjëherë sapo nisën bllokimet e para,...

Sa shumë etje kemi për “llumë” dhe “këllirë”

Nga: Mentor Kikia Ndoqa një pjesë të emisionit “Open” mbrëmë. U diskutua për çështjen e mos-hapjes së negociatave, në atë pjesë që pashë unë. Sot...

Do mbyllemi në fundjavë? Zv.ministrja Rakacolli zbulon vendimin

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli, tha në një deklaratë për mediat se vendi ynë do të vijojë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive,...