E premte, 30 Tetor, 2020
21 C
Tirana

Meta sqaron platformën me 14 pika dhe çfarë ka biseduar me ambasadoren Yuri Kim

Më të lexuarat

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Solli shqiptarët nga Siria, kush është Gledis Nano i trajnuar nga FBI-ja

Gledis Nano, është shefi i Anti-Terrorit shqiptar që ka marrë pjesë vetë në operacionin e riatdhesimit të 5 shqiptarëve të parë nga kampi i...

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, sqaron platformën e tij me 14 pika për realizimin e Reformës në Drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një intervistë për “Albanian Daily News”, Meta thekson se projekt-platformën e ka bërë pas një takimi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, që do të shërbente si pikënisje për një dialog të strukturuar.

Po kështu ai citon se në datën 8 prill, kjo projekt-platformë iu përcoll ambasadores, siç kishin rënë dakord.

Presidenti Meta ka shtuar se në thelb, kjo platformë do të mund të sigurojë moscënimin e Reformës në Drejtësi.

Ai sqaron se kushdo që e lexon këtë projekt-platformë, ka vetëm tre referenca bazë: 15 kushtet e BE, zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, dhe orientimin sipas rekomandimeve që jep Projekt-Opinioni i Komisionit të Venecias i datës 6 mars 2020, i kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Cili është qëllimi i Platformës suaj?

Me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë aktorët politikë vendas shfaqën një sjellje të përgjegjshme dhe një frymë të re bashkëpunimi, në shërbim të interesit më të lartë ndaj qytetarëve dhe vendit.

Me këtë frymë, unë organizova dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, mbizotëroi ndjenja e përgjegjshmërisë.

Më 23 mars 2020, gjatë një takimi pune me Ambasadoren e SHBA, diskutuam se si mund të ndërtojmë më tej mbi këtë frymë, veçanërisht në kontekstin e nisjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE, kur në qershor pritej prezantimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe raportet e progresit për secilin vend.

Ramë dakord se zbatimi i prioriteteve kyçe, sipas përgjegjësive të secilit aktor dhe në një frymë bashkëpunimi, janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Gjatë këtij takimi i premtova Ambasadores se do t’i nisja shumë shpejt një projekt-platformë, që do të mund të shërbente si pikënisje për një dialog të strukturuar dhe hap pas hapi deri në një dokument të konsoliduar të dakordësuar të të gjitha palëve, me angazhime konkrete dhe të matshme për çdo aktor institucional.

Në datën 8 prill, kjo projekt-platformë iu përcoll Ambasadores, siç kishim rënë dakord.

A e cënon kjo Platformë Reformën në Drejtësi?

Kushdo që e lexon këtë projekt-platformë, mund ta shohë qartë që ka vetëm tre referenca bazë: 15 kushtet e Bashkimit Evropian, zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, dhe orientimin sipas rekomandimeve që jep Projekt-Opinioni i Komisionit të Venecias i datës 6 mars 2020, i kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Lexo edhe :   Rrëzimi i dekretit, Balla: Meta kërkon ta fusë vendin në një spirale

As BE, as Kushtetuta dhe as Komisioni i Venecias nuk e cenojnë reformën në drejtësi, përkundrazi nxisin, inkurajojnë dhe kërkojnë zbatimin më rigoroz të saj.

Lexo edhe :   Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Ashtu siç rekomandojnë dhe BE dhe Komisioni i Venecias për të disatën herë, ashtu siç e përmban fryma e Kushtetutës, dhe ashtu siç e kam përsëritur pa u lodhur dhe unë, zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi duhet të ruajë frymën e konsensusit për të shmangur kapjen nga forca politike në pushtet.

Të gjithë e dimë se aktualisht i vetmi dialog gjithëpërfshirës po zhvillohet në kuadër të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, të ngritur me mbështetjen edhe të BE. Një nga propozimet e projekt-platformës ishte që çdo nismë apo kërkesë për ndryshime ligjore që mund të konsiderohen të nevojshme nga palët, sikundër kanë propozuar disa eksponentë të mazhorancës, të diskutohej në këtë model formati gjithëpërfshirës, përpara se të miratohej në Parlamentin një-partiak.

Pra, në thelb do të mund të sigurohej moscenimi i Reformës në Drejtësi, ndryshe nga sa sugjeron pyetja juaj.

A është e vlefshme më kjo Platformë? 

Kjo platformë është në shërbim dhe dobi të plotësimit të 15 kushteve të BE.

Përderisa kushtet e integrimit evropian janë në fuqi, dhe koha po rrjedh, padyshim që është edhe më e vlefshme, e domosdoshme, e menjëhershme dhe aktuale. Fatkeqësisht duket se interesi, sidomos nga ana e Kryeministrit, në përmbushjen e kushteve të integrimit nuk është ai që duhet të ishte, pasi çdo kusht i përmbushur kërkon që Kryeministri të bëjë hapa mbrapa nga territoret që ka pushtuar në drejtësi, media, dhe drejtime të tjera.

A do angazhoheni më ju për këtë gjë?

Mendoj se përpjekjet dhe vullneti im për të bashkuar palët në një proces të përgjegjshëm dhe efektiv gjithëpërfshirës, mori një përgjigje mjaft brutale mëngjesin e 17 majit.

Atë mëngjes u shokua jo vetëm populli shqiptar por edhe e gjithë bota demokratike, u shemb në mënyrë të paligjshme jo vetëm Teatri por edhe çdo shpresë që kjo qeveri mund të respektojë parimet e shtetit të së drejtës.

Për më tepër, që u refuzuan jo vetëm thirrjet e mia për të pritur gjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe ato të Komisionit Evropian dhe të shumë partnerëve të tjerë të përgjegjshëm.

Megjithatë, unë i nxis palët të shohin mundësinë e rivendosjes së një besimi apo bashkëpunimi në këtë drejtim. Megjithëse duket qartë që ethet e fushatës elektorale kanë nisur, dhe integrimi evropian duket se ka humbur edhe si retorikë në prioritetin e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tërmeti shkakton cunami, deti vërshon në qytetin turk (FOTO)

Dhjetra ndërtesa të shembura dhe njerëz të frikësuar që kërkojnë nën rrënoja, është pasqyra e përgjithshme e asaj që po ndodh në Turqi, pas...

Tërmeti/ 7 godina të rrënuara, njerëzit kërkojnë nën rrënoja (VIDEO)

Turqia pak çaste më parë është goditur nga një tjetër tërmet i fortë, i cili ka lënë pas dëme të mëdha. Tërmeti me magnitudë 6.6...

Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Turqi, shemben ndërtesat (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë. Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Sipas Qendrës Evropiane të...

Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë dhe Turqinë

Një tërmet me mangnitudë 6.6 të shkallës rihter është ndjerë sot në mesditë në Greqi dhe Turqi. Mediat vendase bëjnë me dije se epiqendra është...

Refuzoi të mbante maskën, politikani tërhiqet zvarrë në mes të Parlamentit

Politikani i njohur italian Vittorio Sgarbi, është përballur dje me një situatë jo të këndshme. Ai është nxjerrë me forcë nga Parlamenti i Italisë,...