Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shfaqur sot në njësinë 10 në kryeqytet, duke takuar qytetarë të ndryshëm.
Disa persona ndalojnë dhe e përshëndesin me ngrohtësi Metën, ndërsa të tjerë madje tokin dhe grushtet, përshëndetja tradicionale tani në kohë pandemie.
Por, ajo çka binte në sy, ishte fakti se Kreu i Shtetit nuk shoqërohej nga truprojat e tij. Mbase kjo është një mesazh për kryeministrin Edi Rama, pasi disa ditë më parë, Meta se nuk kishte frikë të dilte të takonte njerëzit pa truprojë.
Madje, ai ftoi dhe kryeministrin Edi Rama të bënte të njëjtën gjë. Mbetet për t’u parë nëse kreu i qeverisë do të veprojë ashtu si Meta.