Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë 100 mandate.

E pyetur se a do të vihet në krye të LSI-së Ilir Meta nëse PS merr mandatin e tretë, Kryemadhi tha në RTV Ora,se asnjëherë nuk dalin premtimet ultimatum që bën Kreu i Shtetit.

Pyetje: ”Meta tha se do të dorëzojë mandatin më 26 prill nëse Rama fiton, a do të vihet presidenti në krye të partisë suaj?”

Monika Kryemadhi: ”Premtimet që bën Meta me ultimatum të jeni të bindur se nuk dalin. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë më 2021 që opozita e bashkuar të humbasë. Ilir Meta ka të drejtë kur thotë se jemi në një situatë të vështirë sepse ne lamë mandatet, ç’ka na vështirësoi punën.”

Disa ditë më parë, Presidenti Meta deklaroi se do të jepte dorëhqjen nga posti i Kreut të Shtetit, nëse kryeministri Edi Rama do fitojë 71 mandate pa prekur votën e lirë. Meta tha gjithashtu se do të merrte drejtimin e opozitës.