Meta: Reforma në drejtësi nuk është e suksseshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri publike argumentet e kthimit të ligjit për koncesionin e Aeroportit të Rinasit, gjatë një konferece për mediat.

Kreu i Shtetit iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve, që donin të dinin aksionin e tij të radhës, në rast se Kuvendi nuk reflekton.

Meta u shpreh se një gjë e tillë nuk kishte për të ndodhur kurrë në rast se vendi do kishte një reformë në drejtësi të suksesshme.

Ilir Meta: “Lidhur më sjelljen e Kuvendit që në shumë raste nuk reflekton ndaj kthimeve dhe argumenteve të Presidentit unë bëj detyrën time. Jemi edhe në prag bërje listash dhe ju premtohet të gjithëve të ngrenë kartonin e të ulin kokën për çështje që ju rëndojnë në xhepa shqiptarëve. Paralajmërimet janë bërë nga ana e Presidencës, janë të argumentura. Nëse do kishim reformë në drejtësi të suksesshme kurrë nuk do kishin guxuar ministrat, qeveria e Kuvendi të bënin ato që bëjnë ashtu edhe afera të tjera. Pas 25 prillit çdo dëm i bërë ndaj qytetarëve do ndiqet plotësisht”.