E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Meta publikon foton e Azem Hajdarit, lëshon thirrjen e fortë

Në këtë 8 Dhjetor, kreu i shtetit Ilir Meta, iu drejtohet të rinjve që të marrin në dorë fatet e vendit. Presidenti Ilir Meta teksa ka kujtuar 8 dhjetorin e 1990-ës, ka bërë thirrje për ngritjen e të rinjve, për rivendosjen e demokracisë në vend.

Sipas tij, është koha për të guxuar e për t’u bashkuar. Meta shkruan se sot i përulet me mirënjohje Azem Hajdarit, dhe të gjithë djemve dhe vajzave që u përplasën të parët me dhunën e regjimit. Më tej Meta shkruan se tashmë është koha e të rinjve për të përmirësuar të ardhmen e vendit tonë, për rivendosjen e demokracisë dhe llogaridhënies.

Statusi

Gëzuar 8 Dhjetorin 1990!

Të bekuarën Ditën Kombëtare të Rinisë, Ditën e Studentëve, Ditën e Misionarëve që vranë frikën për të ndezur Pishtarin e Lirisë dhe Demokracisë në vendin e shqiponjave!

Sot përulemi me mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit dhe atyre djemve e vajzave, të cilët u përplasën të parët me Dhunën e regjimit, duke frymëzuar një popull të tërë për kryengritje paqësore.

Nderojmë shpërthimin e vullkanit të guximit marramendës rinor për të përmbysur regjimin më të ashpër izolues dhe shtypës në kontinent, por ndihemi dhe po aq borxhlinj që në tre dekada nuk kemi bërë aq sa duhet për të qenë aty ku e meritonin sakrificat e tyre.

KOHA PËR RESTART!

Për rivendosjen e Demokracisë dhe Llogaridhënies!

Për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa!

Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë dhe në fuqinë e aftësive të tyre për ta transformuar dhe përmirësuar cilësisht të ardhmen e popullit tonë.

KOHA PËR RESTART!

Për të guxuar! Për t’u bashkuar! Që Rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit!

Lexo edhe :   Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin
Lexo edhe :   Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Nëse jo Rinia, kush tjetër? Nëse jo sot, kur?

DO T’IA DALIM ME SUKSES SEPSE NUK KEMI RRUGË TJETËR!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...