E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Meta pret vendimin për shkarkimin me ‘këngë e valle’ në Presidencë

Pavarësisht se Kuvendi pritet të votojë sot për shkarkimin e Ilir Metës, presidenti nuk do t’ia dijë, ndërsa vijon me agjendën e tij të planifikuar. Kreu i Shtetit ka preferuar të mos paraqitet në seancën e sotme në Kuvend për të folur para ligjvënësve, por ka pritur në Presidencë Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”.

Në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë” është zhvilluar një aktivitet kulturor, ku Meta nderon me tituj edhe disa nga personalitetet e këtij Ansambli.

 Ja se çfarë shkruan Meta

Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare.
Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare. Pas pak, ju ftoj të gjithëve të ndiqni live, këtë aktivitet kulturor, reflektim të shpirtit artistik të jashtëzakonshëm të dibranëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)

Pjesë e aktivitetit ka qenë edhe Bujar Kapexhiu. Ai ka ironizuar seancën plenare të deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kapexhiu ka thënë se në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në ambientin e hapur të Presidencës këndohet dhe hidhen valle.

“Në një sallë të mbyllur thurren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq te bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festes sonë”.

Kuvendi pritet të votojë sot me shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve, për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Me gjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

Lexo edhe :   U shkarkua me 104 vota/ Meta bën deklaratën e fortë pas shkarkimit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...