E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Meta pret ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut: Forcojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i shtetit e uroi ambasadorin në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve. Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale.

Ndër të tjera, Presidenti vlerësoi pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim i kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme të shqiptarëve ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik të vendit, si dhe ndërtimit të një shteti multietnik.

Postimi i Metës në Facebook

Me rastin  e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita me shumë kënaqësi Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z.Dancho Markovski.

E urova për suksese në misionin e Tij diplomatik në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale.

E sigurova se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shpreha bindjen se dy vendet tona fqinje, aleate në NATO, dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë lidhjet e ngushta, në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.

Vlerësova lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim të kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik dhe ndërtimit të një shteti multietnik.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...