E mërkurë, 16 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Meta: Pas 25 prillit, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit ka zbardhur një pjesë të diskutimit me Johansson teksa e ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit.

Meta tha se pas 25 prillit, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

Postimi i Presidentit Meta në rrjetin social, Facebook

Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.

E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.

Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

10 shprehje nga Gynter Gras, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Edhe librat e këqij janë libra, kështu që janë të shenjtë". "E di që Sot të gjitha gjërat kanë sy, se asgjë nuk kalon pa...

Ministri i Jashtëm kroat: Jem krah Kosovës për njohje nga 5 shtete të BE

''Do jemi në krah të Kosovës që të njihet edhe nga pesë vendet që nuk e njohin ende.'' Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan...

Kim Jong Un e pranon: Koreja e Veriut po vuan nga kriza ushqimore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se vendi po përballet me një krizë ushqimore, për shkak të përmbytjeve, situatës së pandemisë...

Takimi me Kurtin/ Vuçiç: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur për takimin e djeshëm që pati në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një konferencë për...

Twitter-i bllokoi Presidentin e Nigerisë, ai bllokon Twitter-in në Nigeri

Në mëngjesin e 5 qershorit, 23-vjeçarja Farida Garba (pseudonim)  hapi aplikacionin e saj Twitter për të zbuluar se, si dhe 39 milion përdorues të...