E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Meta paralajmëron ’97-të të dytë më 30 qershor

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Presidenti Ilir Meta ka kërcënuar dje hapur me përplasje civile. Deri më dje ishte Sali Berisha ai i cili bënte thirrje për revolucion dhe po bën ç’është e mundur që Shqipëria të ndizet flakë. Por teksa pritej që në një situatë të tillë të ndërhynte Presidenti i Republikës, i cili presupozohet të jetë mbi palët, Ilir Meta po bën krejt të kundërtën. Dje ish kryetari i LSI kërcënoi me një 1997 të dytë, nëse kryeministri Rama nuk tërhiqet nga qëndrimet e tija. Pak ditë më parë ishte Berisha ai që u shpreh se vendi do të jetë më keq se 1997, por presidenti në vend të dënojë çdo skenar dhune, duket se po i promovon.

Nga një aktivitet të zhvilluar ditën e djeshme në Cërrik, Meta u shpreh se vendi po shkon drejt luftës civile. Mesazhi i tij ishte i qartë ndaj kryeministrit Rama, duke kërcënuar me përplasje nëse nuk tërhiqet.

“Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vjetësh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990”, u shpreh presidenti Meta.

I pyetur nga gazetarët se kush i ka këto interesa okulte, Meta tha: “Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimin dhe jo anulimin e rezervimeve”. Por Meta ka sulmuar drejtpërdrejt dhe kryeministrin Edi Rama. Gazetarët i thanë Metës se Rama ka deklaruar që nuk e ka ftuar në asnjë tryezë, por ai nuk i ndali dot kritikat, duke thënë se kryeministri ka përgjegjësi për situatën. “Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit”, tha ai.

Lexo edhe :   A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!
Lexo edhe :   Me Metën dhe Ramën, e Majta jonë “klasike” mbyll ciklin

Kërcënimet Meta-Berisha

Deklaratat e Ilir Metës dje janë në të njëjtën linjë me atë të ish-kryeministrit Berisha. Ai dje dukej qartë që kërcënonte qeverinë dhe i dërgoi mesazh Ramës që të tërhiqet. Pak ditë më parë ishin Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi, ata që folën për një 1997-të të dytë. Dje u rreshtua dhe Meta krah tyre, duke kërcënuar me përplasje civile. “Vendi po shkon drejt përplasjes civile. Shqiptarët pa sakrifica të madh nuk do shpëtojnë dot votën. Jemi në betejë dhe opozita ka detyrë të drejtojë këtë betejë me çdo çmim, për të vendosur votën e lirë. Për ndryshe çfarë do ndodhë në Shqipëri? Pasojat e këtij regjimi janë identike me pasojat në Liberi, identike me epidemitë e kolerës”, tha Berisha pak ditë më parë në një intervistë.

I pyetur nga gazetarja nëse është kjo një lëvizje për të shkuar te një ’97-të e dytë, Berisha tha: “Për votën e lirë ia vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të, ia ka vlejtur”. Pra duket qartë se Meta është në sinkron me të. Gazeta e ka deklaruar prej disa ditësh se presidenti është rreshtuar krah opozitës. Edhe pse kur u betua në korrikun e vitit 2017, deklaroi se do jetë mbi palët, nuk po ndodh kështu. Kur ishte kryetar Kuvendi, Meta nuk doli asnjëherë në mbështetje të PS që e kishte në koalicion, por mundohej të bënte rolin e presidentit, duke qenë neutral. Por tani që është president, po çon ujë te mulliri i opozitës. Vetë ai ka në dorë mundësinë që të ulë palët në tryezë dhe t’i bindë të qetësojnë gjakrat, por kreu i shtetit duket se po i hedh më shumë benzinë zjarrit, pasi flet për revolta e rikthim të 1997. /Gazeta SOT

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...