Presidenti Ilir Meta ka publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook një video, ku shfaqet në një darkë zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo.
Meta shkruan se gjatë fjalës së tij theksoi se “Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës”.
Postimi i Metës: “I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.
Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.
Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo formë dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet”.